Sa kushton një i punësuar në bashki? - 51 njësi “vuajnë” për staf, 8 të tjera kanë mbingarkesë

49 bashki në vend kanë rritur numrin e të punësuarve gjatë vitit 2022 dhe 16 të tjera e kanë ulur atë. Sipas të dhënave zyrtare të bërë publike në raportin e financave vendore të hartuar nga CO-Plan, numri i të punësuarve rezulton të jetë zgjeruar veçanërisht në bashkitë Tiranë, Shkodër, Kamzë dhe Memaliaj. Nga ana tjetër ka rezultuar në ulje në bashkitë Vorë , Roskovec dhe Mallakastër, ndërsa ka mbetur i pandryshuar krahasuar me një vit më parë në bashkinë Belsh. Por sa kushton një punonjës?
Në terma mesatarë, për një të punësuar në bashki në vitin 2022 u shpenzuan rreth 56,868 lekë në muaj, rreth 1% më pak krahasuar me një vit më parë. Kosto mesatare për të punësuar luhatet në një interval me vlerën mesatare maksimale prej rreth 70,915 në bashkinë Rrogozhinë dhe vlerën mesatare minimale prej rreth 32,917 lekë në muaj në bashkinë Memaliaj. Rreth 72% e bashkive (44/61 bashki) vlerësohet të kenë një kosto mesatare për të punësuar nën vlerën mesatare për 61 bashkitë.
Analiza në terma nominalë e numrit të të punësuarve dhe shpenzimeve për personelin (shpenzime totale dhe kosto mesatare për të punësuar) janë një hap i parë për të vlerësuar mbi ofrimin e shërbimeve publike vendore dhe përdorimin e burimeve financiare në dispozicion. Një treguesi përdorur gjerësisht në literaturë për të vlerësuar mbi nivelin e ofrimit të shërbimeve publike vendore është numri i të punësuarve për 1,000 banorë. Krahasuar me nivelin benchmark të përdorur nga Banka Botërore prej më pak se 25 punonjës për 1,000 banorë, rezulton se 51 bashki kanë një nivel më të ulët se referenca.
Në të kundërt, 8/61 bashki (bashkitë Dropull, Fushë Arrëz, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, Pukë, Tepelenë) qëndrojnë mbi këtë nivel referencë, duke sugjeruar për mbi-ngarkesë të punonjësve në raport me popullsinë e bashkisë. Në bashkitë Pustec dhe Libohovë raporti i numrit të punësuarve për 1,000 banorë është i barabartë me nivelin referencë. Niveli mesatar i treguesit për 61 bashkitë në vend vlerësohet në rreth 13 punonjës për 1,000 banorë (në rritje me një të punësuar krahasuar me nivelin e treguesit në dy vitet e fundit), me një nivel minimal prej rreth 9 të punësuar për 1,000 banorë në bashkitë Kamëz, Kurbin dhe Krujë; nivel maksimal prej rreth 41 të punësuar për 1,000 banorë regjistruar në bashkinë Dropull.
Sa kushton një punonjës në bashki
Kosto maksimale 70,915 lekë/muaj
Kosto minimale 32,917 lekë/ muaj
Kosto mesatare 56,868 lekë/ muaj
SCAN
Sondazh

Shqipëria ‘heq’ vizat për punonjësit e IT - Mjafton vetëm një deklaratë nga kompania që e punëson
Të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qendruar në Shqipëri. Një......

Inteligjenca artificiale shkakton pushime nga puna - Drejtuesit e Silicon Valley paralajmërojnë ndryshime drastike
Drejtuesit e Silicon Valley, lojtarët e tregut dhe gurutë e teknologjisë së re kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale......

Zona më e shtrenjtë e Parisit - Ka vetëm 100 shtëpi, hyrje të personalizuara dhe roje 24 orë
Qetësi, privatësi dhe siguri. Ky është trinomi që kushdo që ka komoditetin e nevojshëm financiar për të blerë një shtëpi në këtë komunitet të mbyllur dëshiron......

Shtrenjtohen tarifat e telekomunikacionit - Disa vende europiane do të vazhdojnë rritjen edhe muajt e ardhshëm
Rritja e kostove, e kombinuar me rritjen e inflacionit, kanë sjellë tashmë shtrenjtim të tarifave të kompanive që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në Europë.......

Nuk është vetëm Kina – India drejt de-dollarizimit. Vendi po reklamon përdorimin e rupisë për tregti
Nuk është vetëm Kina që po përpiqet të ndërkombëtarizojë monedhën e saj kombëtare. India tani është gjithashtu, siç tregoi Banka e Rezervës së Indisë, ose RBI,......

BE dhe Belgjika investojnë 1.6 miliardë dollarë në firmën e teknologjisë së çipave - Von der Leyen: BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë nga Azia Lindore
Bashkimi Evropian dhe qeveria flamande rajonale e Belgjikës do të investojnë së bashku 1.5 miliardë euro në firmën belge të teknologjisë së çipave Imec, tha të......

Mercedes-Benz zgjedh standardin e karikimit të Teslës për automjetet elektrike - Planifikon të zgjerojë rrjetin e tij në Amerikën e Veriut
Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes-Benz tha se automjetet e tij elektrike në Amerikën e Veriut do të adoptojnë teknologjinë e karikimit të zhvilluar nga......

Rishpërndarja e fondeve - Ministrisë së Kulturës i shtohet fondi prej 60 milionë lekësh për promovimin e trashëgimisë kulturore gjatë sezonit turistik veror
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të......