Zona më e shtrenjtë e Parisit - Ka vetëm 100 shtëpi, hyrje të personalizuara dhe roje 24 orë

Qetësi, privatësi dhe siguri. Ky është trinomi që kushdo që ka komoditetin e nevojshëm financiar për të blerë një shtëpi në këtë komunitet të mbyllur dëshiron ta ketë 24 orë në ditë nga siguria private.
Quhet “Vila Montmorency” dhe ndodhet në lagjen më “të qetë” të Parisit, ku të bardhët janë ende shumicë - pa u konsideruar racist, është thjesht çështje statistikash. Villa Montmorency mund të jetë një atraksion i madh turistik në kryeqytetin francez. Por nuk është kështu: askush nuk hyn këtu pa leje. Një tabelë në portë paralajmëron: "Shkelësit mund të ndiqen penalisht dhe automjetet e tyre të konfiskohen". As Google, i cili me shërbimin e tij Google Street View dixhitalizon rrugët e botës, nuk mundi të fitonte akses, duke e bërë këtë një nga zonat e Parisit që nuk mund të vizitohet as virtualisht.
Hyrja e vetme e qarkut, në rrugën Poussin, ruhet 24 orë në ditë nga një ekip rojesh sigurie që patrullojnë terrenin ditë e natë. Fotot e pakta të brendshme të lagjes që ekzistojnë në internet janë në fakt foto të postuara nga agjentë imobiliar.
Në këtë zonë ka shtëpi të vogla, 150 metra katrorë, por ka edhe shumë të mëdha, deri në 1 mijë metra katrorë. Një pamje e horizontit mbi lagjen e dëshmon këtë: çdo shtëpi ka pjesën e saj të gjelbërimit, tarracën e saj, pemët e veta: Është si një pjesë e fshatit në Paris.
Ka shumë njerëz të famshëm që jetojnë atje, njerëz nga industria e argëtimit, shefa të mëdhenj. Njerëz që nuk duan të shqetësohen, që kërkojnë paqe dhe siguri. Nën skedën "Personalitete që jetojnë ose kanë jetuar në Villa Montmorency", faqja e Wikipedia-s së rezidencës përditësohet ndërsa të famshëm të rinj mbërrijnë apo largohen. Këtu janë vendosur edhe Gérard Depardieu dhe Thiago Silva. Nicolas Sarkozy është zhvendosur me Carla Brunin në një shtëpi të bukur ngjitur me Villa Montmorency, me hyrjen nga një rrugë tjetër.
Thuhet se është lagjja me të ardhurat më të larta për frymë për metër katror të vendeve të pellgut të Mesdheut dhe një nga më të pasurat në Europë.
Sondazh

Shtrenjtohen tarifat e telekomunikacionit - Disa vende europiane do të vazhdojnë rritjen edhe muajt e ardhshëm
Rritja e kostove, e kombinuar me rritjen e inflacionit, kanë sjellë tashmë shtrenjtim të tarifave të kompanive që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në Europë.......

Nuk është vetëm Kina – India drejt de-dollarizimit. Vendi po reklamon përdorimin e rupisë për tregti
Nuk është vetëm Kina që po përpiqet të ndërkombëtarizojë monedhën e saj kombëtare. India tani është gjithashtu, siç tregoi Banka e Rezervës së Indisë, ose RBI,......

BE dhe Belgjika investojnë 1.6 miliardë dollarë në firmën e teknologjisë së çipave - Von der Leyen: BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë nga Azia Lindore
Bashkimi Evropian dhe qeveria flamande rajonale e Belgjikës do të investojnë së bashku 1.5 miliardë euro në firmën belge të teknologjisë së çipave Imec, tha të......

Mercedes-Benz zgjedh standardin e karikimit të Teslës për automjetet elektrike - Planifikon të zgjerojë rrjetin e tij në Amerikën e Veriut
Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes-Benz tha se automjetet e tij elektrike në Amerikën e Veriut do të adoptojnë teknologjinë e karikimit të zhvilluar nga......

Rishpërndarja e fondeve - Ministrisë së Kulturës i shtohet fondi prej 60 milionë lekësh për promovimin e trashëgimisë kulturore gjatë sezonit turistik veror
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të......

Këshilli i Ministrave miraton fondin shtesë për FSHZH – 1 miliard lekë për financimin e dy projekteve në kuadër të programit buxhetor të 100 Fshatrave
Këshilli i Ministrave ka vendosur një shtesë “për miratimin e transfertës kapitale në llogari të Fondit Shqiptar të Zhvillimit” Destinacioni i përdorimit të......

Shqipëria ratifikon marrëveshjen me Malin e Zi - Hapet pika e përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla–Pulaj
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në fletoren zyrtare është bërë me dije se Këshilli i ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Malit të Zi kanë......

Sa rrezikohemi nga rritja e çmimit të grurit? - Fermerët shqiptarë po shesin nën kosto, 28 lekë/kg
Pas një stabiliteti prej disa muajsh, çmimi i grurit duket se ka hyrë në një trend të ri rritjeje. Bursat ndërkombëtare kanë nisur të ndryshojnë në rritje......