Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2023, 13:18

Fond i ri 507 milionë lekë për kompensimin e pronarëve - Këshilli i Ministrave miraton vendimin pas legalizimit

Nga SCAN TV
Fond i ri 507 milionë lekë për kompensimin e pronarëve -

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara.

Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 507 milionë e 537 mijë lekë për sipërfaqen prej 70 mijë e 173 metra katrorë.  Ky vendim shtrohet në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 2, Gjirokastër, Kuçovë, Vlorë, Durrës, Berat dhe Sarandë.

Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Vendimi do të zbatohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat