Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2023, 15:32

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor - I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore

Nga SCAN TV
Inflacioni, pranë 4.5% në qershor - I rikthehet trajektores

Inflacioni gjatë Qershorit i është rikthyer trendit rënës , duke u fiksuar pranë 4.5%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Rikujtojmë se gjatë muajit Maj ky tregues shënoi një rritje në mënyrë të papritur duke ndryshuar trajektoren rënëse, duke arritur në 4.7%. Një vit më parë ndërkohë, cmimet në vendin tonë rriteshin me 7.4%, ndërsa në terma mujorë, shifrat tregojnë se gjatë qershorit, çmimet kanë qenë mesatarisht 0.3% më të ulta se në muajin Maj.

Sa i përket kontribuesve kryesorë në rritjen e çmimeve me 4.5% gjatë muajit Qershor, peshën kryesore e mbajnë “Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike” me 3.63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.45 pikë përqindje. Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka kontribuar me 0.40 pikë përqindje, ndërsa “Argëtim dhe kulturë” me 0.24 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.22 pikë përqindje secili. Sipas të dhënave negativisht ka kontribuar vetëm grupi “Transporti” me 1.13 pikë.

Sa i përket ndryshimit të çmimeve të grupeve kryesore, krahasuar me një vit më parë, analiza e shifrave tregon se, rritjen më të madhe e regjistron grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” dhe “Argëtim dhe Kulturë” me 10.3% secili. Ndjek “Mobilim dhe pajisje shtëpie”, me 6.2%, si dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.8%, “Veshje dhe këpucë” me 4.4% dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.0%. “Transporti”, ashtu si përgjatë muajit maj, është i vetmi grup me rënie të çmimeve krahasuar me një vit më parë, me plot -16.2%.

Nëse i referohemi vetëm grupit të ushqimeve, i cili ka shënuar rritje dyshifrore edhe për këtë muaj, shohim se rritjen më të madhe të çmimeve mes tyre e regjistrojnë “Zarzavatet”, me 26.1%. Nëngruie “qumësht, djathë dhe vezë” është rritur me 1.4 %, “mish” me 10.9%, “fruta” me 9.6%, “peshk” me 9.0%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 43% dhe “bukë e drithra” me 4.0%.

Xhorxhina Deda / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......