Europa Postuar më 11 Korrik 2023, 10:26

Ekonomia në eurozonë, gjithnjë e më e zymtë - Gjermania, vendi që regjistron të dhëna më negative

Nga SCAN TV
Ekonomia në eurozonë, gjithnjë e më e zymtë -

 Situata ekonomike në eurozonë është gjithnjë e më e zymtë, me Gjermaninë që vazhdon të regjistrojë të dhënat më negative në krahasim me vendet e tjera anëtare. Ndjesitë e biznesit në eurozonë u përkeqësuan për të tretin muaj radhazi dhe pesimizmi po rritet si në vlerësimin e situatës aktuale ashtu edhe në pritshmëri.

Treguesi ekonomik i Sentix ra me 5.5 pikë, në minus 22.5. Kjo tregon se Eurozona është ende në recesion, veçanërisht e keqe, dhe “pa shenja përmirësimi” në Gjermani.

Gjermania ra në recesion në semestrin e dimrit dhe ekonomia e saj po ecën më keq se në vendet e tjera anëtare në fushën e monedhës së përbashkët europiane.

“Trendi negativ i recesionit është i pranishëm kudo në botë, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ende po rezistojnë”, sipas të dhënave të Sentix. Në nivel global dhe në rajonin aziatik, treguesi ekonomik ra për të pestin muaj radhazi.

Analistët ekonomikë ndjekin nga afër tendencat e sondazhit mujor të Sentix, i cili shfaqet në fillim të muajit, ndryshe nga treguesit e tjerë të rëndësishëm të ndjesisë dhe pritshmërive ekonomike, siç janë ato të përgatitura nga Mynih Ifo ose Qendra për Kërkime Ekonomike Europiane

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat