Erdogan ndryshon mendje: Hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO!

Në qendër të samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën dhe mbrojtja e krahut lindor të NATO-s. Por një ditë para fillimit të samitit presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Autokrati i rizgjedhur Erdogan është ankuar vazhdimisht se Suedia nuk ekstradon terroristë të dyshuar kurdë dhe lejon tubime anti-islamike. Suedia nuk i ka plotësuar ende kushtet për anëtarësim në NATO, kritikoi Erdogan.
Rexhep Tajip Erdogan shkaktoi zemërim në radhët e NATO-s me një kërkesë të re. Ai tha se Suedia, që është anëtare e BE-së, mund të anëtarësohet në NATO, vetëm nëse në këmbim Turqia mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Negociatat e pranimit janë ngrirë de fakto nga BE-ja, sepse Turqia nuk i përmbush më kërkesat minimale të shtetit të së drejtës. Negociatat kanë nisur që nga viti 2005, por edhe presidenti turk Erdogan ka kohë që tregon vetëm pak interes për anëtarësimin e vendit të tij në BE.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i kritikoi deklaratat e Erdogan duke thënë se kushtet e reja të vëna në minutën e fundit nuk i ndihmojnë bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet kurrë një përfundim. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e hodhi poshtë lidhjen mes pranimit të Turqisë në BE dhe pranimit të Suedisë në NATO. Njëra nuk ka lidhje me tjetrën, tha Scholz, sipas të cilit Suedia i ka plotësuar të gjitha kërkesat.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, dhe kryediplomati i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhën poshtë akuzat. Suedia i ka ndryshuar ligjet e saj, ka hequr embargon e armëve ndaj Turqisë, ka dëbuar aktivistët e parë të PKK-së dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura një vit më parë në samitin e NATO-s në Madrid, ku Finlanda dhe Suedia u ftuan njëzëri për t'u bërë anëtare të NATO-s.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson vuri në dukje se në një shtet ku sundon ligji si Suedia nuk mund të ndalohen thjesht demonstratat kritike ndaj fesë islame, sepse ndryshe nga Turqia në Suedi ekziston liria e shprehjes.
Pas bisedimeve të ndërmjetësimit me Erdoganin dhe me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez, Vilnius, Erdogan premtoi se do t'i hapë rrugën Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO. “Suedia do të bëhet anëtare e plotë e aleancës”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sipas tij Erdogani u zotua se do të sigurojë ratifikimin e vendimit të pranimit të Suedisë nga parlamenti i vendit të tij.
Diplomatët e NATO-s njoftuan se edhe më parë ishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike midis Erdoganit dhe Presidentit të SHBA, Joe Biden, e cila mund të ketë sjellë një lloj lëvizje në çështjen e pranimit të Suedisë. Turqia dëshiron të blejë avionë luftarakë F-16 nga fuqia kryesore e NATO-s, SHBA. Por Recep Tayyip Erdogan tha për mediat se nuk ka asnjë lidhje midis avionëve F-16 dhe Suedisë.
Diplomatët e NATO-s mendojnë gjithashtu se tani që Turqia do të miratojë përfundimisht pranimin e Suedisë në NATO, do të dorëzohet edhe presidenti hungarez Viktor Orban, i cili me kushtet e tij dëshiron që Bashkimi Europian të paguajë paratë e ndihmës që i ka ndërprerë Budapestit për shkak të disa mospajtimeve me Brukselin. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Mbyllja e bizneseve të dielave - Ekonomia në Kroaci shënon rënie drastike
Implementimi i ligjit më të ri për tregtinë në Kroaci, i cili ndër të tjera ndalon hapjen e pjesës më të madhe të bizneseve të dielave, ka ulur në mënyrë të......

Temperaturat e larta shënojnë rekorde të reja - Java e parë e korrikut më e nxehta e regjistruar ndonjëherë
Java e parë e korrikut ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të organizatës metereologjike botërore. Vendet më të goditura nga vala e të......

Ekonomia në eurozonë, gjithnjë e më e zymtë - Gjermania, vendi që regjistron të dhëna më negative
Situata ekonomike në eurozonë është gjithnjë e më e zymtë, me Gjermaninë që vazhdon të regjistrojë të dhënat më negative në krahasim me vendet e tjera......

Birrë dhe karburant “plot” për sezon veror - Rriten importet, kapërcim i ndjeshëm për muajin Maj
Ardhja e sezonit veror ka rritur ndjeshëm importin e karburantit dhe të birrës, duke qenë se qytetarët shqiptarë lëvizin më shumë dhe konsumohet më shumë......

Energjia për familjet e varfra - Kuvendi, ERE-s: Të miratohen aktet për statusin “klient në nevojë”, kërkesa dhe për zgjerimin e tregut
Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Energjisë të ndihmojë në hartimin e akteve nënligjore për caktimin e statustit ”klient në nevojë”, për t’i hapur rrugë......

Zgjedhjet në Spanjë – Pretendentët, Sanchez dhe Feijóo shkojnë ballë për ballë në debat televiziv
Me vetëm dy javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, sondazhet parashikojnë fitoren e politikanit konservator Feijóo. Dy kandidatët kryesorë për të......

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor - I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore
Inflacioni gjatë Qershorit i është rikthyer trendit rënës , duke u fiksuar pranë 4.5%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të......

‘Javë ferri’, në Shqipëri vijnë ‘Netët Tropikale’ - Në Elbasan, Berat, Fieri dhe Gjirokastër, temperatura arrin 41 gradë
Një “Javë ferri”. Kështu mund të cilësohet situata meteorologjike e kësaj jave në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës. Referuar Shërbimit......