Mbyllja e bizneseve të dielave - Ekonomia në Kroaci shënon rënie drastike

Implementimi i ligjit më të ri për tregtinë në Kroaci, i cili ndër të tjera ndalon hapjen e pjesës më të madhe të bizneseve të dielave, ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin dhe vlerën e faturave fiskale në sektorin e tregtisë, në dy javët e para të korrikut. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore kjo ka shkaktuar një rënie drastike të të ardhurave
Zbatimi i Ligjit të ri për Tregtinë në Kroaci, ka ulur ndjeshëm numrin dhe vlerën e faturave fiskale në tregti për dy javët e para të korrikut, sipas të dhënave të Administratës Tatimore.
Që nga zbatimi i dispozitave të reja ligjore që kufizojnë funksionimin e dyqaneve, në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë janë lëshuar 5.02 milionë fatura me vlerë totale mbi 80 milionë euro, sipas të dhënave nga Administrata Tatimore.
Sipas të dhënave nga sistemi i fiskalizimit, thuhet se në muajin korrik, në tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe në riparimin e mjeteve motorike dhe motoçikletave, janë fiskalizuar gjithsej 2.38 milionë fatura, vlera e të cilave ka arritur në 37,5 milionë euro.
Krahasuar me javën e parë të korrikut të vitit të kaluar, kur janë lëshuar gjithsej 3.03 milionë fatura fiskale, me një vlerë totale prej 44.5 milionë euro, më 2 korrik të këtij viti janë lëshuar 650.6 mijë fatura më pak ose 21.4 %, me vlerë më të vogël se 16 % ose 7.03 milionë euro.
Në javën e dytë të korrikut të këtij viti, më 9 korrik, janë lëshuar gjithsej 2.63 milionë fatura, shuma e të cilave ka arritur në 43.1 milionë euro, ndërsa në javën e dytë të korrikut të vitit të kaluar, në tregti janë fiskalizuar 3.06 milionë fatura me një vlerë totale prej 44.4 milionë euro.
Në javën e fundit para hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, më 25 qershor të këtij viti, numri i llogarive fiskale ishte 2.86 milionë, dhe shuma totale e tyre ishte 46.5 milionë euro.
Mediat kroate raportojnë se më 1 korrik hyri në fuqi Ligji i ri i Tregtisë, sipas të cilit dyqanet do të mbyllen kryesisht të dielave, por tregtarët mund të zgjedhin 16 javë të vitit gjatë të cilave do të punojnë.
Përjashtim nga ndalimi i punës të dielave janë objektet e shitjes në stacionet hekurudhore dhe të autobusëve, aeroportet dhe portet, tragetet dhe pikat e karburantit, si dhe në spitale, hotele, institucione kulturore dhe fetare dhe muze.
Dyqanet brenda qendrave të vizitorëve, fermat familjare dhe zonat e mbrojtura në natyrë lejohen gjithashtu të funksionojnë në përputhje me rregullore të veçanta.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Temperaturat e larta shënojnë rekorde të reja - Java e parë e korrikut më e nxehta e regjistruar ndonjëherë
Java e parë e korrikut ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të organizatës metereologjike botërore. Vendet më të goditura nga vala e të......

Ekonomia në eurozonë, gjithnjë e më e zymtë - Gjermania, vendi që regjistron të dhëna më negative
Situata ekonomike në eurozonë është gjithnjë e më e zymtë, me Gjermaninë që vazhdon të regjistrojë të dhënat më negative në krahasim me vendet e tjera......

Birrë dhe karburant “plot” për sezon veror - Rriten importet, kapërcim i ndjeshëm për muajin Maj
Ardhja e sezonit veror ka rritur ndjeshëm importin e karburantit dhe të birrës, duke qenë se qytetarët shqiptarë lëvizin më shumë dhe konsumohet më shumë......

Energjia për familjet e varfra - Kuvendi, ERE-s: Të miratohen aktet për statusin “klient në nevojë”, kërkesa dhe për zgjerimin e tregut
Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Energjisë të ndihmojë në hartimin e akteve nënligjore për caktimin e statustit ”klient në nevojë”, për t’i hapur rrugë......

Zgjedhjet në Spanjë – Pretendentët, Sanchez dhe Feijóo shkojnë ballë për ballë në debat televiziv
Me vetëm dy javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, sondazhet parashikojnë fitoren e politikanit konservator Feijóo. Dy kandidatët kryesorë për të......

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor - I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore
Inflacioni gjatë Qershorit i është rikthyer trendit rënës , duke u fiksuar pranë 4.5%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të......

‘Javë ferri’, në Shqipëri vijnë ‘Netët Tropikale’ - Në Elbasan, Berat, Fieri dhe Gjirokastër, temperatura arrin 41 gradë
Një “Javë ferri”. Kështu mund të cilësohet situata meteorologjike e kësaj jave në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës. Referuar Shërbimit......

BALFIN merr drejtimin e TBU, administratori Altin Sholla: Sfidat dhe risitë për këtë vit akademik
Vendimi i maturantëve për të zgjedhur degën ku do të studiojnë si dhe universitetin ku do të kryejnë studimet, është një ndër më të rëndësishmit për të ardhmen......