Europa Postuar më 11 Korrik 2023, 11:31

Inflacioni në Itali: 380 euro për 1.3 milionë qytetarë - Shuma do përdoret për blerjen e mallrave ushqimore bazë

Nga SCAN TV
Inflacioni në Itali: 380 euro për 1.3 milionë qytetarë -

Janë 380 euro për 1.3 milionë italianë, në formën e një kontributi të vetëm, ndihma më e fundit që qeveria italiane jep për qytetarët të cilët përballen prej muajsh me inflacionin. Shuma do të shërbejë për blerjen e mallrave ushqimore bazë.

Duke filluar nga 18 korriku, 1.3 milionë italianë do të përfitojnë një ndhmë prej 380 eurosh, në formën e një kontributi të vetëm, për të blerë prodhime ushqimore bazë.

Nëprmjet një karte që do të shpërndahet nga Postat italiane, do të jepet një kontribut qeveritar për blerjen e produkteve ushqimore, sipas parashikimit të ligjit për buxhetin me krijimin e një sfondi specifik prej 500 milion eurosh. Karta me emërtimin ‘dedikuar ty’ është konceptuar si ndihmë përballë rritjes së vazhdueshme të cmimeve që kanë boshatisur shportat e italianëve.

Karta do të jetë e disponueshme për rreth 1milion e 300 mijë familje me të ardhura të ulëta. Që nga qumështi deri tek makaronat, rritja e cmimeve ka rritur shpenzimet për familjet duke i detyruar të blejnë më pak. Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve e kanë cilësuar reduktimin e blerjeve si një situatë alarmante.

Kartën do e përfitojnë familjet që kanë të ardhura deri në 15 mijë euro në vit, dhe do të mund të tërhiqet deri në 31 dhjetor 2023. Kjo masë i shtohet një fondi tjetër që këtë vit do të investojë pothuajse 100 milionë euro për blerjen e prodhimeve ushqimore.

Të dhënat e publikuara nga Istat në lidhje me muajin maj të këtij viti tregojnë blerjet me pakicë që kanë shënuar një rritje të vlerës me 3%, dhe një rënie prej 4.7% në volum. Shifra që dëshmojnë se si rrtija e cmimeve ndikon në sjelljen e konsumatorëve duke bërë që të reduktojnë blerjet dhe të shpenzojnë më shumë.

Për shkak të inflacionit ushqimor më të lartë prej 40 vitesh, Ita;ia po përgatitet të përballet me tryezën më të shtrenjtë prej dekadash. Sipas të dhënave të organizatave jo fitimprurëse në vend, janë 3.1 milion italianët që kanë kërkuar ndihmë për t’u ushqyer.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat