Parizienët mund të lahen sërish në Senë - Vendimi merret për herë të parë pas 100 vitesh

Për herë të parë pas 100 vitesh, parizienët por dhe turistët do të mund të lahen sërish në ujërat e Senës. Vendimi u mor nga kryebashkiakja e parisit Hidalgo, në kuadër të promovimit të lojërave olimpike që do të organizohen vitin e ardhshëm
Në Paris, banorët dhe turistët do të jenë sërish në gjendje të notojnë në Seine nga viti 2025, për herë të parë në më shumë se 100 vjet. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiakja Anne Hidalgo.
Ajo përmendi tre vende që do të jenë të hapura për publikun, një qendër ujore që tashmë është pjesërisht në përdorim, si dhe dy pishina të tjera qendrore jo shumë larg Kullës Eifel.
Zonat e notit do të jenë të shënuara me bova dhe të aksesueshme nëpërmjet skelës ndërsa dhomat e zhveshjes dhe dushet do të sigurohen po nga bashkia. Mundësia për t'u larë sërish në Senë ka qenë një dëshirë e kahershme e parisienëve.
Noti në Senë u ndalua zyrtarisht në vitin 1923 për shkak të cilësisë së dobët të ujit, por vazhdoi të praktikohej deri në fillim të viteve 1960. Projekti është një nxitje për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris në vitin 2024. Disa nga garat e notit do të zhvillohen në Senë.
Aktualisht po bëhen përpjekje të mëdha për të përmirësuar cilësinë e ujit. Bashkia e kryeqytetit thotë se ka investuar tashmë deri në 1.4 miliardë euro për ta bërë Senën më të pastër për zonën e madhe të Parisit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kina, “Eldorado” e investimeve për Lindjen e Mesme - Marrëveshje prej 50 miliard dollarësh mes Pekinit dhe Riadit
Kina po kthehet në një vend të artë investimesh për Lindjen e Mesme. Gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në muajin dhjetor në Riad, mes dy vende u......

Italia mbledh rreth 3 miliardë dollarë nga taksat e energjisë të vitit 2023!
Italia ka mbledhur rreth 2.8 miliardë euro (3.07 miliardë dollarë) nga taksat e papritura të këtij viti mbi kompanitë e energjisë, sipas Reuters. Marrja e......

Vendet e BE-së i japin dritën jeshile rregullave të prodhimit të baterive – Synojnë prodhimin më ekologjik në botë
Rregullorja e baterive të BE-së zgjidhi pengesën e fundit në udhëtimin e saj legjislativ, ndërsa vendet anëtare votuan për miratimin e rregullave të reja që......

Vijon rënia e Dollarit amerikan – Rikuperojnë Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot të regjistrojë rënie të vlerës sikurse ka bërë gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore teksa blihet sot më 94.3 lekë......

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e grurit skadon së shpejti - Cilat mund të jenë pasojat?
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e quajti një "dritë shprese" marrëveshjen midis Ukrainës dhe Rusisë për eksportin e......

Erdogan ndryshon mendje: Hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Në qendër të samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën dhe mbrojtja e krahut lindor të NATO-s. Por një ditë para fillimit të samitit presidenti turk, Rexhep......

Mbyllja e bizneseve të dielave - Ekonomia në Kroaci shënon rënie drastike
Implementimi i ligjit më të ri për tregtinë në Kroaci, i cili ndër të tjera ndalon hapjen e pjesës më të madhe të bizneseve të dielave, ka ulur në mënyrë të......

Temperaturat e larta shënojnë rekorde të reja - Java e parë e korrikut më e nxehta e regjistruar ndonjëherë
Java e parë e korrikut ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të organizatës metereologjike botërore. Vendet më të goditura nga vala e të......