Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2023, 14:32

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj - Ish-deputeti Ervin Bushati emërohet ambasador në SHBA

Nga SCAN TV
Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj - Ish-deputeti Ervin Bushati

Presidenti i Republikës së Shqipërisë liroi dhe dekretoi ambasadorët e rinj. Ndërkohë ish-deputeti Ervin Bushati është emëruar Ambasador i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të hënën Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve shqiptarë.

Presidenti Begaj ka liruar nga detyra Ambasadorin në Malin e Zi, Ridi Kurtezin, atë të Gjermanisë Artur Kuko, të Turqisë Kastriot Robo, e atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Forta Faber.

Ndërsa, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u emërua si ambassador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i njëjti do të jetë ambasador jorezident në  Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

Si rrjedhojë, Ambasadore e Shqipërisë në Gjermani do të jetë Adia Sakiqi dhe si ambasadore e Shqipërisë në Malin e Zi, është emëruar Zhaklina Peto.

Në dekretin e Presidentit, Blerta Kadzej do të jetë ambasadore rezidente e Shqipërisë në Turqi, ndërsa jorezidente në Azerbajxhan, Krigistan, Pakistan, Gjeorgji, në Afganistan dhe në Kazakistan.

Ndonëse është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Malin e Zi, Ridi Kurtezi do të jetë ambsador resident në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat