Si do të jepen kreditë 3 % për punonjësit e shtetit shqiptar - Aplikimi do të bëhet në institucion. Rastet kur kredia e butë bëhet kredi tregtare

Punonjësit e administratës publike tashmë do të mund të aplkikojnë për kredi me 3 % interes për të blerë banesa. Kushter për të përfituar janë që punonjësi të ketë kaluar provën, të mos ketë banesë ose të ketë një banesë që ka sipërfaqe te vogël
Për herë të parë ligji për strehimin social ka kategorizuar punonjësit e administratës publike si kategori me prioritet për kreditë me interes të ulët për sigurimin e strehimit. Ndryshimet ligjore janë miratuar dhe tashmë pritet hyrja e tyre në fuqi.
Por çfarë parashikon skema e re për këtë kategori?
Referuar vendimit, punonjësit e administratës publike do të përfitojnë kredi për strehim me 3 % interes. Kushtet që duhet të plotësojë një i punësuar në shtet për të marrë kredi të butë janë
-të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar
Si dhe të plotësojë njërin nga kushtet e mëposhtme të strehimit
-të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të secilit prej anëtarëve të familjes;
-të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.
I punësuari në administratën publike, që plotëson kriteret duhet të paraqesë kërkesën për kredi të lehtësuar pranë institucionit ku është i punësuar.
Titullari i institucionit të administratës publike harton listën me të punësuarit e institucionit që plotësojnë kriteret dhe ia përcjell për miratim ministrit përgjegjës.
I punësuari në administratën publike përfiton kredi në masën e barabartë me vlerën e banesës në treg nëse me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar një garanci shtetërore për huan ose kur institucioni financiar parashikon financim 100% të vlerës së banesës.
I punësuari në administratën publike, që banon nën normat e strehimit përfiton kredi të lehtësuar në masën jo më shumë se 60% e vlerës së banesës në treg që i takon sipas përbërjes së tij familjare.
Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur I punësuari largohet nga vendi i punës përpara afatit 5 vjeçar nga lidhja e kontratës së kredisë së lehtësuar për strehim, kur I është dhënë masë disiplinore largim nga detyra apo kur pezullohet nga ushtrimi I detyrës.
Buxheti i vënë në dispozicion të subvencionimit të normave të interesit për kredimarrësit është afro 5.3 miliardë lekë në vit dhe llogaritet që përfitues të jenë afro 20 mijë familje të reja. Deri më tani administrata nuk ishte e përfshirë në këtë program, dhe përfitues ishin kryesisht familje e reja të cilët nuk dispononin pronë, gratë kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rome dhe egjiptiane.
Kushtet për të përfituar kredi 3 %
- Të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar
- Të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të anëtarëve të familjes
- Ose të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.
SCAN
Sondazh

Kush janë fituesit dhe humbësit nga rënia e Euros? - Ekspertët parashikojnë se kur mund të rritet monedha europiane
https://www.youtube.com/watch?v=QuaSfgZA0ao Në emisionin Ekonomia 3D, u analizua se si ka qenë ecuria e euros gjatë këtij viti ndërsa ekspertët e financave,......

Si do të menaxhohet rreziku nga përmbytjet në disa bashki? - Nisin masat për “shpëtimin” nga baseni ujor Drin-Bunë
Përmbytjet në disa zona të vendit janë shqetësim i përvitshëm dhe krijojnë dëme të mëdha për qytetarët, bizneset, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Për të......

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj - Ish-deputeti Ervin Bushati emërohet ambasador në SHBA
Presidenti i Republikës së Shqipërisë liroi dhe dekretoi ambasadorët e rinj. Ndërkohë ish-deputeti Ervin Bushati është emëruar Ambasador i Shteteve të......

Publikohet raporti, IAIS: AMF ndërmori reforma të thella ligjore e rregullatore
Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) ka publikuar në faqen e saj zyrtare, raportin përfundimtar të vlerësimit për Autoritetin e......

Inflacioni në Itali: 380 euro për 1.3 milionë qytetarë - Shuma do përdoret për blerjen e mallrave ushqimore bazë
Janë 380 euro për 1.3 milionë italianë, në formën e një kontributi të vetëm, ndihma më e fundit që qeveria italiane jep për qytetarët të cilët përballen prej......

Parizienët mund të lahen sërish në Senë - Vendimi merret për herë të parë pas 100 vitesh
Për herë të parë pas 100 vitesh, parizienët por dhe turistët do të mund të lahen sërish në ujërat e Senës. Vendimi u mor nga kryebashkiakja e parisit Hidalgo,......

Kina, “Eldorado” e investimeve për Lindjen e Mesme - Marrëveshje prej 50 miliard dollarësh mes Pekinit dhe Riadit
Kina po kthehet në një vend të artë investimesh për Lindjen e Mesme. Gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në muajin dhjetor në Riad, mes dy vende u......

Italia mbledh rreth 3 miliardë dollarë nga taksat e energjisë të vitit 2023!
Italia ka mbledhur rreth 2.8 miliardë euro (3.07 miliardë dollarë) nga taksat e papritura të këtij viti mbi kompanitë e energjisë, sipas Reuters. Marrja e......