Kompensimi i energjisë për të varfërit, 8 vjet vonesë - Ministria e Shëndetësisë s’ka miratuar kriteret për përfitimin e statusit “klient në nevojë”

Projektrezoluta e Kuvendit për Entin Rregullator të Energjisë kërkon hartimin e akteve nënligjore për statusin e klientit në nevojë, që do i hapte rrugë kompensimit të shpenzimeve për energji elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike.
Kjo kërkesë vjen 8 vjet nga miratimi i ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, që deri më tani nuk është zbatuar, duke krijuar vështirësi për mijëra familje të varfra. Sipas ligjit, është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit, që duhet të hartojë kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre.
Më pas, kriteret duhet të miratohen nga Këshilli i Ministrave. Ndryshe ka ndodhur me statusin për furnizimin me gaz natyror, që tashmë është gati për miratim, ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror. Projektrezoluta e Kuvendit do të miratohet në seancën e ardhme plenare, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një draft fillestar për të kuptuar kategoritë përfituese dhe masën e përfitimit.
Gjithsesi, nëse do i referohemi rastit të gazit natyror, mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket klienti që do të kategorizohet në nevojë. Këtu përfshihen familjet përfituese të ndihmës ekonomike dhe fondit 6%, familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, pensionistët, invalidët e punës, si dhe të verbrit, që do të duhet të vërtetojnë gjendjen e të ardhurave të ulta, në raport me pagën minimale në fuqi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ndryshojnë afatet për fondet në bujqësi - Shans tjetër për dorëzimin i dokumentacionit, lehtësohet masa e peshkimit
Fermerët që kanë aplikuar për subvencione në bujqësi përmes portalit e-Albania por që ende nuk kanë dorëzuar fizikisht dokumentacionin që nuk gjenerohet on......

Si do të jepen kreditë 3 % për punonjësit e shtetit shqiptar - Aplikimi do të bëhet në institucion. Rastet kur kredia e butë bëhet kredi tregtare
Punonjësit e administratës publike tashmë do të mund të aplkikojnë për kredi me 3 % interes për të blerë banesa. Kushter për të përfituar janë që punonjësi të......

Kush janë fituesit dhe humbësit nga rënia e Euros? - Ekspertët parashikojnë se kur mund të rritet monedha europiane
https://www.youtube.com/watch?v=QuaSfgZA0ao Në emisionin Ekonomia 3D, u analizua se si ka qenë ecuria e euros gjatë këtij viti ndërsa ekspertët e financave,......

Si do të menaxhohet rreziku nga përmbytjet në disa bashki? - Nisin masat për “shpëtimin” nga baseni ujor Drin-Bunë
Përmbytjet në disa zona të vendit janë shqetësim i përvitshëm dhe krijojnë dëme të mëdha për qytetarët, bizneset, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Për të......

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj - Ish-deputeti Ervin Bushati emërohet ambasador në SHBA
Presidenti i Republikës së Shqipërisë liroi dhe dekretoi ambasadorët e rinj. Ndërkohë ish-deputeti Ervin Bushati është emëruar Ambasador i Shteteve të......

Publikohet raporti, IAIS: AMF ndërmori reforma të thella ligjore e rregullatore
Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) ka publikuar në faqen e saj zyrtare, raportin përfundimtar të vlerësimit për Autoritetin e......

Inflacioni në Itali: 380 euro për 1.3 milionë qytetarë - Shuma do përdoret për blerjen e mallrave ushqimore bazë
Janë 380 euro për 1.3 milionë italianë, në formën e një kontributi të vetëm, ndihma më e fundit që qeveria italiane jep për qytetarët të cilët përballen prej......

Parizienët mund të lahen sërish në Senë - Vendimi merret për herë të parë pas 100 vitesh
Për herë të parë pas 100 vitesh, parizienët por dhe turistët do të mund të lahen sërish në ujërat e Senës. Vendimi u mor nga kryebashkiakja e parisit Hidalgo,......