Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2023, 10:23

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe Paundi?

Nga SCAN TV
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga,

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie edhe këtë mëngjes duke humbur 0.3 pikë teksa është blerë këtë të mërkurë me 94 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane duket e qëndrueshme pasi nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me ditën e martë teksa është blerë sot me 103.8 lekë dhe është shitur me 104.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot krahasuar me ditën e djeshme me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ka humbur pikë gjatë natës në raport me dje por duket konstant këtë mëngjes teksa është blerë sot me 121.2 lekë dhe është shitur me 122.4 lekë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat