Japonezët braktisin paratë cash - Inflacioni i lartë ndryshon traditën e lashtë të kursimit

Japonezët po braktisin patatë cash duke ndryshuar dhe traditën e lashtë të kursimit. Gjithnjë e më pak para po hidhen në qarkullim, dhe pse Banka e Japonisë nxitoi të konfirmojë se familjet japoneze vazhdojnë të mbajnë llogari bankare
Japonezët po braktisin lidhjen e tyre me paratë e gatshme për shkak të inflacionit. Inflacioni më i lartë që ka parë Japonia në dekada po ndryshon qëndrimet e njerëzve ndaj traditës japoneze të kursimit.
Duke qenë se ekonomia e vendit ishte në stanjacion prej shumë vitesh, konsumatorët më së shumti zgjodhën t'i vendosnin paratë e tyre në llogari bankare, pavarësisht se nuk kishin fitim, pasi normat e interesit ishin zero. Dhe ndryshimi reflektohet në qëndrimin japonez ndaj parave të gatshme dhe në veçanti ndaj monedhave. Duket se japonezët po braktisin lidhjen e tyre tradicionale me paratë.
Banka e Japonisë thekson se familjet japoneze mbajnë ende llogari bankare, ndërkohë që ulja e kartëmonedhave në qarkullim është e vogël. Ndërkohë, qarkullimi i monedhave është në rënie të dukshme, ku monedha 500 jen është më e madhja. Kjo është monedha që tradicionalisht prindërit u japin fëmijëve për ta vendosur në arkën e tyre të kursimit.
Sipas të dhënave nga Banka e Japonisë, numri i monedhave në qarkullim ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet 1970, por në 18 muajt e fundit ka rënë ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurisht që pati një moment jashtëzakonisht negativ, kur pandemia u kombinua me tarifat bankare, inflacionin dhe rritjen e teknologjisë së pagesave pa para.
Popullariteti i pagesave pa para filloi të rritet me shpejtësi gjatë pandemisë, pasi u përhapën thashethemet se monedhat ishin "të kontaminuara" dhe ndoshta bartës të koronavirusit. Megjithatë, ai u përshpejtua gjatë vitit të kaluar, kur shifrat makroekonomike të vendit filluan të ndryshojnë dhe mbi të gjitha u përshpejtua inflacioni.
Kështu, transaksionet pa para të gatshme u rritën në mënyrë spektakolare dhe arritën të përfaqësonin 36% të të gjitha pagesave të konsumatorëve, ndërsa vetëm një dekadë më parë përqindja përkatëse nuk kalonte 15%.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BE dhe SHBA bien dakord për një pakt historik për ndarjen e të dhënave – Por pse është nën kërcënim?
Bizneset mund të vazhdojnë transferimin e të dhënave nga Bashkimi Europian në SHBA si normalisht pasi dy superfuqitë ranë dakord këtë javë për një pakt......

Rilindin minierat - Bota varet gjithnjë e më shumë nga mineralet dhe metalet
Minierat nuk i përkasin më të shkuarës. Aktualisht bota varet më shumë se kurrë nga mineralet dhe metalet dhe kjo degë e industrisë vazhdon të jetë pjesë......

Publikohet lista me vendet më të mira për emigrantët në Europë për vitin 2023!
Duke qenë se puna në distancë mbetet e popullarizuar dhe dhjetëra vende kanë lëshuar viza të synuara 'nomadë dixhitale', zhvendosja jashtë vendit nuk ka qenë......

Emigracioni rikthen rritjen e popullsisë në BE për vitin 2022!
Edhe pse në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, shtimi i emigrimit në BE rriti numrin e popullsisë. Më 1 janar 2023 jetonin 448.4 milionë......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe Paundi?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie edhe këtë mëngjes duke humbur 0.3 pikë teksa është blerë këtë të mërkurë me 94 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë......

Kompensimi i energjisë për të varfërit, 8 vjet vonesë - Ministria e Shëndetësisë s’ka miratuar kriteret për përfitimin e statusit “klient në nevojë”
Projektrezoluta e Kuvendit për Entin Rregullator të Energjisë kërkon hartimin e akteve nënligjore për statusin e klientit në nevojë, që do i hapte rrugë......

Ndryshojnë afatet për fondet në bujqësi - Shans tjetër për dorëzimin i dokumentacionit, lehtësohet masa e peshkimit
Fermerët që kanë aplikuar për subvencione në bujqësi përmes portalit e-Albania por që ende nuk kanë dorëzuar fizikisht dokumentacionin që nuk gjenerohet on......

Si do të jepen kreditë 3 % për punonjësit e shtetit shqiptar - Aplikimi do të bëhet në institucion. Rastet kur kredia e butë bëhet kredi tregtare
Punonjësit e administratës publike tashmë do të mund të aplkikojnë për kredi me 3 % interes për të blerë banesa. Kushter për të përfituar janë që punonjësi të......