Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2023, 14:32

Çfarë do të ndodhë me objektet pa leje të blera nga qytetarët? - Kokona: Kush ka blerë 'cash' humbet, shteti vendos nëse do rishesë godinën e konfiskuar

Nga SCAN TV
Çfarë do të ndodhë me objektet pa leje të blera nga

Qytetarët që kanë blerë një banesë e cila rezulton në një godinë të ndërtuar pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit dhe që është konfiskuar nga shteti, mund të rrezikojë ta humbasë atë nëse ka bërë transaksion me para në dorë. Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar dhe miratuar projektligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, ku është shpjeguar se si do të funksionojë kjo procedurë.

Por deputetët e opozitës janë shprehur se ky projektligj favorizon klientelizmin  dhe tregon se ka dështuar kontrolli i territorit.

Deri më tani, sipas raportimeve në komision, janë 25 objekte të konfiskuara në vende të ndryshme të Shqipërisë, ku 13 janë konfiskuar totalisht.  Aktualisht janë 9 kërkesa për parablerje te objekteve, me një fond prej 15 mln euro, nga te cilat 10 për qind janë paguar dhe pjesa tjetër po paguhet në vazhdimësi.  Sipas projektligjit, nëse pjesa e ndërtuar pa leje, kalon 10 % e volumit total, atëherë konfiskohet e gjithë godina.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat