Inteligjenca artificiale rindërton imazhet në 3D nga reflektimi i syve!

Ka raste kur shkenca bashkohet me fantashkencën: ky është rasti me shpikjen e një sistemi të ri të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Maryland, i cili është në gjendje të rindërtojë në 3D atë që kemi parë duke analizuar reflektimin në sytë tanë.
Me fjalë të tjera, AI është në gjendje të rishikojë të kaluarën e një personi duke u nisur nga një imazh me rezolucion të mirë që kap lojën e dritës dhe hijes së realitetit të reflektuar në sytë tanë dhe të deformuar nga kornea, bebëza dhe irisi. Detajet e studimit janë publikuar në Arxiv.
Inteligjenca artificiale, shpjegojnë autorët, analizon dritën e reflektuar në sy për ta kthyer atë në një fushë të rrezatimit nervor (në anglisht Neural Radiance Field, NeRF), ose një model AI që përcakton skenën në 3D. Ndryshe nga NeRF-të klasike, të cilat kanë nevojë për një sekuencë video për të rindërtuar realitetin, këtij sistemi të ri i nevojiten vetëm disa korniza të syve në lëvizje.
Kjo do të thotë që realiteti mund të rindërtohet nga një postim në Instagram ose Facebook ose, siç tregohet në studim, nga një foto nga një video muzikore nga Miley Cyrus dhe një nga Lady Gaga: në këtë rast të dytë, rezultati nuk ishte më i miri, për shkak të rezolucionit të ulët të materialit në Youtube.
E shpjeguar në këtë mënyrë duket e thjeshtë, por në realitet është një operacion shumë kompleks. Vështirësia e parë vjen në ndarjen e shtresave të ndryshme të imazhit, duke ndarë reflektimet e ndërthurura të irisit; sfida e dytë është vlerësimi i pozicionit të kornesë, një hap themelor në rindërtimin e vizionit të shumëfishtë që i jep jetë imazhit 3D.
Për të zgjidhur të dyja problemet, studiuesit kanë zhvilluar dy algoritme të ndryshme. Edhe pse rezultati nuk është ende i përsosur, rindërtimi 3D mund të aplikohet në të ardhmen në fusha të ndryshme, si realiteti virtual ose kërkimet mjekësore.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?
Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili ndalon në 381 metra), me një hapësirë të......

Kinë, ligjet e reja për spiunazhin ‘trembin’ kompanitë amerikane - Forcohen rregullat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare
Ligjet e reja për spiunazhin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Kinë, trembin kompanitë amerikane. Atokanë hyrë në fuqi nga 1 korriku me synimin për të......

Aleanca Greqi – Turqi përfshin helikopterët - Lidhja premton prurjen e turistëve të pasur në Greqi
Turqia dhe Greqia sapo kanë konfirmuar krijimin e një aleance për sa i përket helikopterëve. Një marrëveshje kjo që do të lidhë Bodrumin me Mikonos,......

5 mënyra se si AI mund të automatizojë detyrat menaxheriale brenda një organizate
Në vitin 2020, disa vite përpara se ChatGPT të ishte në qendër të vëmendjes, Gartner lëshoi një raport duke deklaruar se punët e menaxhmentit të mesëm ishin në......

Italia shënon rënien më të madhe të pagave reale - Mesatarja e OECD-së është 2.2%. Franca shënon rritje reale prej 1.5%
Italia është vendi që shënon rënien më të madhe të pagave reale, ndërsa nga ana tjetër Franca është ajo që shënon rritje prej 1.5%. Humbja e fuqisë blerëse ka......

Japonezët braktisin paratë cash - Inflacioni i lartë ndryshon traditën e lashtë të kursimit
Japonezët po braktisin patatë cash duke ndryshuar dhe traditën e lashtë të kursimit. Gjithnjë e më pak para po hidhen në qarkullim, dhe pse Banka e Japonisë......

BE dhe SHBA bien dakord për një pakt historik për ndarjen e të dhënave – Por pse është nën kërcënim?
Bizneset mund të vazhdojnë transferimin e të dhënave nga Bashkimi Europian në SHBA si normalisht pasi dy superfuqitë ranë dakord këtë javë për një pakt......

Rilindin minierat - Bota varet gjithnjë e më shumë nga mineralet dhe metalet
Minierat nuk i përkasin më të shkuarës. Aktualisht bota varet më shumë se kurrë nga mineralet dhe metalet dhe kjo degë e industrisë vazhdon të jetë pjesë......