Bizneset në parqet teknologjike ”zhvishen” nga taksat - Kriteret që duhet të plotësojnë për të përfituar, përjashtohen disa kategori

Bizneset që do të ushtrojnë aktivitet në parqet teknologjike dhe shkencore do të përfitojnë lehtësi fiskale. Qeveria ka miratuar disa vendime që përcaktojnë kriteret dhe procedurat që i lehtëson sipërmarrjet nga detyrimet ndaj tatimeve. Konkretisht, në vendim thuhet që zhvilluesi, që të përfitojë lehtësirat fiskale, duhet që të ketë lidhur kontratë me institucionin përgjegjës për ndërtimin dhe administrimin e parkut. Ndërsa, bizneset qe do të operojnë në këtë park, që të përfitojnë nga lehtësirat fiskale, duhet të ketë lidhur kontratë qiraje me zhvilluesin për fillimin e aktivitetit në park, ku janë pasqyruar lehtësirat fiskale; të jetë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për kryerjen e aktivitetit, si përdorues i parkut teknologjik dhe shkencor; të ketë realizuar detyrimet që lindin nga kontrata e lidhur me zhvilluesin.
Çdo person fizik ose juridik, shqiptar ose i huaj, mund të paraqesë te zhvilluesi kërkesën për miratimin si përdorues për të ushtruar aktivitet brenda parkut. Kriteret që duhet të plotësojë janë : ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, vetëdeklarim për shlyerjen detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore; vetëdeklarim që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; vetëdeklarim që nuk është në proces falimentimi dhe kapitalet e tij nuk janë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit; studim fizibiliteti për veprimtarinë që do të ushtrojë në park.
Lehtësitë të cilat fillojnë nga data kur zhvilluesi lidh kontratë me përdoruesin janë: Furnizimi i mallrave shqiptare të destinuara për t’u vendosur në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”, konsiderohen si furnizim për eksport me shkallë 0 ; Norma e tatimfitimit është 0 për 15 vite të njëpasnjëshme për ato të ardhura që gjenerohen nga aktivitetet, të cilat zhvillohen në park; Pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim të përdoruesit në park dhe i gjithë stafi i zhvilluesit përjashtohen nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare; Përjashtohen nga TVSH-ja mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”; Përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; Përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e realizuara në park; Kostot e trajnimit për punonjësit shkencorë dhe teknikë në park mund të rimbursohen pjesërisht nga shteti.
Sipërmarrësit, që ofrojnë dhe kryejnë shërbime ndërtimi, montimi dhe punë të ngjashme, për llogari të “përdoruesit” në park nuk përfitojnë lehtësirat fiskale. Po ashtu, mallrat, pajisjet dhe shërbimet në parqet teknologjike dhe shkencore, që nuk përdoren për nxjerrjen e “Produktit inovativ”, por janë për përdorim apo konsum përfundimtar, nuk trajtohen si të përjashtuara nga TVSH-ja. Pasuritë e paluajtshme shtetërore, që përdoren për krijimin e parkut teknologjik, merren në përdorim nga zhvilluesi për një periudhë kohore jo më pak se 20 vjet. Zhvilluesi gëzon të drejtën e dhënies me nënqira te përdoruesi të pasurive të paluajtshme.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Tarifat e ujit mund të krijojnë reaksione të konsumatorëve - ERRU: Unifikimi, duhen subvencione nga qeveria
Enti Rregullator i Ujit parashikon vështirësi në unifikimin e tarifave nga shoqëritë rajonale të Ujësjellës Kanalizime, që janë krijuar pas reformës të......

Shqipëria ‘heq’ vizat për punonjësit e IT - Hyn në fuqi vendimi/ Mjafton vetëm një deklaratë nga kompania
Të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qendruar në Shqipëri. Një......

Inteligjenca artificiale rindërton imazhet në 3D nga reflektimi i syve!
Ka raste kur shkenca bashkohet me fantashkencën: ky është rasti me shpikjen e një sistemi të ri të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga studiuesit në......

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?
Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili ndalon në 381 metra), me një hapësirë të......

Kinë, ligjet e reja për spiunazhin ‘trembin’ kompanitë amerikane - Forcohen rregullat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare
Ligjet e reja për spiunazhin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Kinë, trembin kompanitë amerikane. Atokanë hyrë në fuqi nga 1 korriku me synimin për të......

Aleanca Greqi – Turqi përfshin helikopterët - Lidhja premton prurjen e turistëve të pasur në Greqi
Turqia dhe Greqia sapo kanë konfirmuar krijimin e një aleance për sa i përket helikopterëve. Një marrëveshje kjo që do të lidhë Bodrumin me Mikonos,......

5 mënyra se si AI mund të automatizojë detyrat menaxheriale brenda një organizate
Në vitin 2020, disa vite përpara se ChatGPT të ishte në qendër të vëmendjes, Gartner lëshoi një raport duke deklaruar se punët e menaxhmentit të mesëm ishin në......

Italia shënon rënien më të madhe të pagave reale - Mesatarja e OECD-së është 2.2%. Franca shënon rritje reale prej 1.5%
Italia është vendi që shënon rënien më të madhe të pagave reale, ndërsa nga ana tjetër Franca është ajo që shënon rritje prej 1.5%. Humbja e fuqisë blerëse ka......