Tarifat e ujit mund të krijojnë reaksione të konsumatorëve - ERRU: Unifikimi, duhen subvencione nga qeveria

Enti Rregullator i Ujit parashikon vështirësi në unifikimin e tarifave nga shoqëritë rajonale të Ujësjellës Kanalizime, që janë krijuar pas reformës të ndërmarrë vitin që shkoi. Sipas ERRU-së, për disa shoqëri rajonale unifikimi tarifor paraqet problematika duke qenë se diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha, për shkak të kostove mjaft të ndryshme të operimit dhe të cilësisë së shërbimit në njësitë përbërëse të tyre.
Po ashtu, sipas Entit, një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit, që sjell një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë. Për këto arsye, Enti Rregullator i Ujit sugjeron që unifikimi i tarifave për këto shoqëri mund të realizohet në bashkërendim të ngushtë në nivel strategjik me qeverinë qendrore dhe ERRU-në për të parashikuar një politikë të përshtatshme subvencionimi në vlerë dhe kohë, në mënyrë që unifikimi të bëhet gradualisht dhe i pranueshëm për konsumatorët.
Po ashtu, duke qenë se metodologjia ofron mundësinë e planifikimit tarifor me rritje graduale nga viti në vit, unifikimi i tyre rekomandohet të realizohet në dy faza. Së pari të bëhet unifikimi për ato njësi që kanë tarifë të përafërt dhe më pas gradualisht deri në unifikimin e plotë të tyre. Reforma e ndërmarrë parashikoi riorganizimin e sektorit nga 58 shoqëri UK në 15 Shoqëri UK Rajonale me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve. Deri më tani janë krijuar 12 shoqëri ujësjellës kanalizime rajonale, që përfshijnë 50 bashki. Ndërkohë që mbeten akoma 11 bashki të cilat sipas parashikimeve të reformës në sektor do të jenë pjesë e 3 shoqërive UK Rajonale, përkatësisht: Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shqipëria ‘heq’ vizat për punonjësit e IT - Hyn në fuqi vendimi/ Mjafton vetëm një deklaratë nga kompania
Të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qendruar në Shqipëri. Një......

Inteligjenca artificiale rindërton imazhet në 3D nga reflektimi i syve!
Ka raste kur shkenca bashkohet me fantashkencën: ky është rasti me shpikjen e një sistemi të ri të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga studiuesit në......

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?
Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili ndalon në 381 metra), me një hapësirë të......

Kinë, ligjet e reja për spiunazhin ‘trembin’ kompanitë amerikane - Forcohen rregullat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare
Ligjet e reja për spiunazhin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Kinë, trembin kompanitë amerikane. Atokanë hyrë në fuqi nga 1 korriku me synimin për të......

Aleanca Greqi – Turqi përfshin helikopterët - Lidhja premton prurjen e turistëve të pasur në Greqi
Turqia dhe Greqia sapo kanë konfirmuar krijimin e një aleance për sa i përket helikopterëve. Një marrëveshje kjo që do të lidhë Bodrumin me Mikonos,......

5 mënyra se si AI mund të automatizojë detyrat menaxheriale brenda një organizate
Në vitin 2020, disa vite përpara se ChatGPT të ishte në qendër të vëmendjes, Gartner lëshoi një raport duke deklaruar se punët e menaxhmentit të mesëm ishin në......

Italia shënon rënien më të madhe të pagave reale - Mesatarja e OECD-së është 2.2%. Franca shënon rritje reale prej 1.5%
Italia është vendi që shënon rënien më të madhe të pagave reale, ndërsa nga ana tjetër Franca është ajo që shënon rritje prej 1.5%. Humbja e fuqisë blerëse ka......

Japonezët braktisin paratë cash - Inflacioni i lartë ndryshon traditën e lashtë të kursimit
Japonezët po braktisin patatë cash duke ndryshuar dhe traditën e lashtë të kursimit. Gjithnjë e më pak para po hidhen në qarkullim, dhe pse Banka e Japonisë......