Bankat në Europë mbështeten tek gjeneratorët - Në pritje të ndërprerjes së energjisë, shpalosen planet dhe burimet alternative

Disa nga Bankat më të mëdha në Europë po përgatiten të përdorin gjeneratorë dhe të ulin ndricimin teksa janë në pritje për reduktim të furnizimit me energji, një situatë që rrezikon të vendosë në vështirësi institucionet financiare që mbështesin ekonominë e rajonit
Në një kohë që Rusia po ndërpret furnizimet me gaz për kontinentin, bankat po testojnë se si mund të përballen me reduktimin e energjisë, duke rreshtuar alternativa të burimeve energjitike si gjeneratorët. Në këtë mënyrë bankomatet dhe shërbimet on line të mos dalin jashtë funksionit.
Ekziston një urgjencë për firmat financiare që të veprojnë menjëherë për shkak të rëndësisë së pagesave dhe transaksioneve të ekonomisë europiane, që janë në situatë delikate si pasojë e luftës në Ukrainë.
Në një kohë që sektori u përshtat me mbylljet dhe kufizimet për shkak të pandemisë së covid, përfshirë dhe oraret e reduktuara të punës, dhe punës nga shtëpia, racionimi i energjisë elektrike përfaqëson një sfidë shumë më ndrushe. Ekspertët shprehen se sistemi bankar është pjesë e sistemeve të tjera. Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me pasojat në shoqëri në rast se bankomatet do të jenë jashtë funksionit dhe transaksionet pa para ‘cash’ do të jenë të pamundura. Por në të njëjtën kohë dhe për varësinë që bankat kanë nga shërbime të tjera si interneti. JPMorgan, që punëson mijëra persona në Europë, ka kryer disa prova në rast se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Në varësi të vështirësive të krijuara bankat do të mbështeten tek gjeneratorët të cilët do të mund të mbajnë në punë zyrat për disa ditë.
Banka më e madhe amerikane u jep hua kompanive në Europë dhe tregton aksione dhe obligacione përveç drejtimit të një banke britanike për konsumatorët. Banka e dytë më e madhe e Italisë UniCredit, gjithaashtu ka testuar qëndrueshmërinë e saj operacionale këtë verë. Testi i saj i fundit i rikuperimit u përqendrua në qëndrueshmërinë e përpunimit të të dhënave, sipas burimeve pranë agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se dy qendrat kryesore të të dhënave të bankës kishin furnizim me energji elektrike nga dy termocentrale të pavarura. Por është e paqartë se sa do të zgjasë fuqia e tyre. Euronext, që drejton bursat franceze dhe italiane, tha se kishte rivlerësuar përdorimin e saj të energjisë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke shtuar se kishte gjeneratorë rezervë, por pa dhënë detaje.
Bankat po ndërmarrin gjithashtu për të njohur krizën energjitike, të tilla si krijimi i hapësirave për zyra dhe konsolidimi i stafit në më pak ndërtesa. Deutsche Bank konfirmoi se po zbatonte një sërë masash për kursimin e energjisë në 1.400 ndërtesat e saj në Gjermani, për të kursyer 4.9 milionë kilovatorë energji elektrike çdo vit - e mjaftueshme për të ndezur rreth 49 mijë llampa për një orë. Gjithashtu do të ndërpritet uji i nxehtë në tualete dhe do të fiksohen temperaturat në vendet e punës, duke fikur të gjithë ndriçimin e brendshëm të degëve dhe ndriçimin e reklamave të jashtme gjatë natës. Do të fiket edhe shatërvani përballë zyrës së Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt. Krahu mbikëqyrës i Bankës Qendrore Europiane dhe homologu i saj ekuivalent në Mbretërinë e Bashkuar, Autoriteti i Rregullimit Prudential (PRA), kërkojnë që bankat të kenë plane për të përballuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Bankat tashmë duhet të bëjnë rregullime për të siguruar që ato të mund të përballojnë edhe në një ndërprerje të zgjatur të energjisë elektrike, me marrëveshjet për transaksionet që do të regjistrohen në mënyrë retroaktive pasi sistemet të kthehen në linjë. BNP Paribas, banka më e madhe e Francës, po analizon konsumin e energjisë në rreth 2.750 degë, zyra dhe qendra të të dhënave që operojnë në të gjithë Francën, Belgjikën dhe Italinë.
SCAN
Sondazh

“Ndërtimet pa leje do konfiskohen për përdorim publik” - Balluku: Synojmë dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkur një akt që penalizon ndërtimet pa leje duke konfiskuar shtesat e kryera në kundërshtim me ligjin. Lajmin e ka......

Trageti i parë në botë me emetim zero nis lundrimin - Sistemi i filtrave i frymëzuar nga teknologjia ekzistuese
Një traget i ri me emetim zero ka nisur lundrimet midis Marsejës dhe Korsikës. Në një industri së pari, sistemi i filtrimit të grimcave të imëta të tragetit......

Formula e re: Rritje e indeksim të përvitshëm pagash! Propozimi: Çdo 1 korrik, indeksim sa inflacioni e rritje sa 1/3 e rritjes ekonomike
Në Kuvend është depozituar një nismë që synon të sanksionojë detyrimin e qeverisë dhe kompanive për të indeksuar dhe rritur pagat në mënyrë të përvitshme.......

Konsumi i energjisë sipas fashave - Tarifimi me 2 blloqe, si ndryshon kufiri te numri i familjeve që preken nga rritja e çmimit
Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 Kwh prek në total rreth 48 500 familje, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre bëjnë pjesë në fashën e......

Balluku: Masa drastike për energjinë - Paketa prezantohet të enjten, pritet propozimi i qeverisë për çmimin. Vendimi, “në dorë” të ERE
Paketë me masa drastike për përballimin e krizës energjetike”. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me......

Vetting-u në polici i besohet ILDKPKI - Shkrihet komisioni i jashtëm, kontrolli i figurës nga AMP, hetim pasurive nga 2008
Është depozituar në Kuvend versioni përfundimtar për Vetting-un në radhët e policisë së shtetit, me disa ndryshime thelbësorenë raport me të mëparshmit, në një......

Përmirësohen pritshmëritë, rritet besimi i konsumatorëve - Vrojtimi i BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike në rënie, por bizneset presin ulje çmimesh
Vrojtimi i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë mbi besimin e bizneseve e të konsumatorit ka prodhuar ndryshime të forta të ndjesisë së aktorëve mbi ecurinë e......

Energjia dhe nafta “mbushin” arkën e doganave - 8 mujori/ 211 milionë euro më shumë, TVSH-ja mban 78.9 % të rritjes
Rritja e çmimeve të mallrave në tërësi është përkthyer në një periudhë “të artë” për doganat shqiptare, të cilat kanë përfituar duke vjelur më shumë të......