Europa Postuar më 16 Qershor 2023, 11:18

Bankat amerikane shkurtojnë 11 mijë vende pune - Tregu më negativ që nga koha e krizës financiare

Nga SCAN TV
Bankat amerikane shkurtojnë 11 mijë vende pune - Tregu më negativ

Shkurtimet e vendeve të punës në bankat më të mëdha amerikane këtë vit, do të shkojnë mbi 11 mijë njësi, ndërsa Wall Street po përballet me tregun më të keq që nga koha e krizës financiare pas valës së punësimeve në kohën e pandemisë së Covid 19.

Këtë javë Citigroup ishte banka e fundit amerikane që konfirmoi shkurtime të konsiderueshme të vendeve të punës duke iu komunikuar investitorëve që parashikon të pushojë 5 mijë persona brenda tremujorit të dytë.

Vendimi erdhi pas shkurtimeve të vendeve të punës së Goldman Sachs e Morgan Stanley. Kjo ndodh në një moment që drejtuesit po përpiqen të zvogëlojnë një valë punësimesh që filloi me rimëkëmbjen e ekonomisë menjëherë pas pandemisë. Bankat shtuan në mënyrë drastike stafin e tyre për të përballuar ‘boom’ – in e transaksioneve në një moment që puna nga shtëpia shkaktoi krizë në mënyrat tradicionale të të bërit biznes.

Sipas Financial Times, ky është ndoshta një nga tregjet e punës më të vështirë që është parë ndonjëherë që nga kriza financiare e 2008-ës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat