Balluku inspekton punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës: Rijetëzojmë sektorin hekurudhor, të tjera projekte do të vijojnë!

Puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, po vijon me ritme të shpejta. Kanë përfunduar afro 70% e punimeve fizike, si dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Hekurudhës, Ergys Verdho ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
Ministrja Balluku e cilësoi këtë projekt si një ndër më të rëndësishmit duke theksuar se Qeveria Shqiptare prej kohësh ka nisur një strategji për rijetëzimin e këtij sektori, ku Tiranë-Durrës është projekti i parë që do të pasohet edhe me projekte të tjera në të vijim.
“Është një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një projekt i nisur prej kohësh me një vonesë të konsiderueshme përsa i përket pjesës së aprovimit të financimit. Megjithatë të gjitha këto janë kapërcyer dhe sot kemi një kantier me ecuri të kënaqshme. Kemi 70% e volumit të punëve të kryera, në ndërkohë që 90% e volumit të veprave të artit të përfunduar. Çfarë është më e rëndësishme që duhet thënë, hekurudha është një nga mjetet e transportit alternativ, një nga mjetet e transportit miqësor me ambientin, por edhe me financat e qytetarit dhe një nga mjetet e transportit që vetë Bashkimit Europian incentivon dhe shtyn përpara për realizimet e tyre. Shqipëria prej kohësh ka nisur një strategji në zhvillimin e rrjetit hekurudhor. Ky është projekti i parë që ne tashmë mezi presim që ta dorëzojmë”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej edhe tek dy projekte të tjera të rëndësishme, të sektorit hekurudhor, siç është Vorë-Hani i Hotit apo edhe projekti i Korridorit të VIII, projekte të cilat do të jetësohen edhe falë mbështetjes së Bashkimit Europian. “Transporti hekurudhor ka fokusin e plotë të qeverisë, ka përparësi përsa i përket planeve tona strategjike dhe padyshim Tiranë-Durrësi do të shënojë projektin e parë i cili do të jetë edhe dallëndyshja e parë për rikthimin e këtij mjeti transporti”, nënvizoi Balluku.
Drejtori Verdho bëri të ditur se i gjithë projekti është i ndarë në 4 seksione. “Janë 4 seksione të këtij projekti. Fillon nga Durrësi deri në Shkozet. Nga Shkozeti deri në Vorë. Vorë-Tiranë dhe pjesa e katërt nga Kashari në Rinas, duke lidhur aeroportin me Tiranën dhe Durrësin”, tha Verdho duke shtuar se pjesë e projektit janë 9 ura, tetë prej të cilave tashmë kanë përfunduar. Nga stacioni i Tiranës deri në aeroportin “Nënë Tereza” parashikohet që koha e udhëtimit të jetë 12 minuta, me 3 stacione, ndërkohë që Tiranë-Durrës përllogaritet në 22 minuta, me 8 stacione.
SCAN
Sondazh

Cilët janë burimet e të ardhurave për vendorët? - Raporti/ Taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo e pronës, kontribut kryesor
Qeverisja vendore nga të ardhurat e burimeve të veta, regjistroi një vlerë prej rreth 35 miliardë lekë, ose rreth 3.3 miliardë lekë më shumë nga niveli i......

Si i bleu dhe i shiti Shqipëria aksionet në bankën më të rëndësishme në botë në vitin 1977
https://www.youtube.com/watch?v=53O3AcC2b0s *Nga Kreshnik KUÇAJ Në vitin 1930 në Bazel të Zvicrës u krijua një organizëm i veçantë financiar, Banka e......

Gjimnazet dhe universitetet “keqpërdorin” nxënësit - Zyra e Komisionerit, hetim në 20 shkolla. Del me rekomandime unifikuese
Shkollat publike dhe private në vend përdorin rëndom rrjetet sociale për të pasqyruar aktivitete të zhvilluara, ndër të tjera, duke i ilustruar dhe publikuar......

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati në mars 2025 - Liko: Janë kryer 70% e punimeve. Projekt shtesë për kthimin e stacionit në Tiranë
Punimet për rehabilitimin e linjës hekurdhore Tiranë – Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit kanë arritur në masën 70%. Gentian Liko, nga......

Barra e tatimit, bizneset po rrisin çmimet e shërbimeve - Tabaku, në Gjykatën Kushtetuese: Në 4 muaj janë mbyllur 3600 subjekte
Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese argumentet që mbështesin padinë mbi ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë. Deputetja Demokrate,......

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muça: Detajet e projektit. Studim i ri, edhe për Rrogozhinë-Lin
Komisioni parlamentar për Çështjet Evropiane ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 98.75 mln euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për......

1 milion euro në vetëm 11 ditë - Evazion, konfuzion dhe protesta: Sa efektive është taksa e re turistike e Venecias?
Më 25 prill, Venecia filloi një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë në qytetin e saj. Periudha e provës për këtë tarifë mbulon 29 ditë në maj, qershor dhe......

Çmimet e Ryanair, të ulëta edhe këtë verë - O'Leary: Një “ndjesi recesioni” mund të kufizojë rritjen e tarifave
Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair, Michael O'Leary, tha se një "ndjesi recesioni në Evropë" mund të jetë një faktor në rritjen më të ngadaltë të çmimeve të......