Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muça: Detajet e projektit. Studim i ri, edhe për Rrogozhinë-Lin

Komisioni parlamentar për Çështjet Evropiane ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 98.75 mln euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.
Deputetët e konsideruan si të vonuar, por tejet të domosdoshëm zbatimin e këtij projekti, teksa zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça bëri me dije detajet e projektit, që parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030.
Ndërkaq, gjatë diskutimeve u dhanë detaje edhe për korridorin 8 hekurudhor, që në territorin shqiptar nis nga Porti i Durrësit e do të bëje lidhjen me Maqedoninë e Veriut, duke specifikuar se për segmentin Rrogozhinë – Lin po kryhet një studim i ri, pasi ekzistuesi është rrezuar nga UNESCO për shkak të afërsisë sëlinjës me liqenin e Ohrit.
Sa i takon linjës nga Vora në Hanin e Hotit, shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 km/orë në një linjë hekurudhore të elektrifikuar, teksa koha e udhëtimit parashikohet në 2 orë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

1 milion euro në vetëm 11 ditë - Evazion, konfuzion dhe protesta: Sa efektive është taksa e re turistike e Venecias?
Më 25 prill, Venecia filloi një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë në qytetin e saj. Periudha e provës për këtë tarifë mbulon 29 ditë në maj, qershor dhe......

Çmimet e Ryanair, të ulëta edhe këtë verë - O'Leary: Një “ndjesi recesioni” mund të kufizojë rritjen e tarifave
Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair, Michael O'Leary, tha se një "ndjesi recesioni në Evropë" mund të jetë një faktor në rritjen më të ngadaltë të çmimeve të......

Dhoma Ekonomike Kombëtare forcon biznesin? - Hoxha: Dhomat e tregtisë e kundërshtuan. Na kthen një hap pas
Ndonëse disa dhoma ekonomike kundërshtuan krijimin e një Dhome Ekononmike Kombëtare, projektligji është hedhur për konsultim publik. Kreu i Dhomës Britanike......

Cilat vende “braktisën” produktet “Made in Albania”? - Italia dhe Mali i Zi, shtetet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill
Përgjatë prillit të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë......

Tregu Postar, në ditë të vështira! - Bien me 17% dërgesat brenda vendit, ndërsa rriten ato me jashtë
Numri i subjekteve që operojnë në tregun postar dhe i objekteve të dërguara prej tyre ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë vitit të shkuar. Konkretisht, në......

Importi i naftës në Kinë në nivelin më të lartë - Marrëdhëniet me Venezuelën dhe Iranin, faktorë në rritjen e importeve
Importet e naftës në Kinë u rritën 10% në prill krahasuar me një vit më parë në 2.93 milionë ton, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave,......

Google investon 1 miliard euro në Finlandë - Për nxitjen e Inteligjencës Artificiale me energji të pastër
Google do të investojë edhe 1 miliard euro për zgjerimin e kampusit të qendrës së të dhënave në Finlandë me qëllim rritjen e biznesit të inteligjencës......

Prodhuesi më i madh i energjisë me qymyr - Në Evropë, Turqia lë pas Gjermaninë në 4 muajt e parë të 2024
Turqia ka kaluar Gjermaninë duke u bërë prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë elektrike me qymyr gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, tregojnë të......