Cilat vende “braktisën” produktet “Made in Albania”? - Italia dhe Mali i Zi, shtetet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill

Përgjatë prillit të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 3.9%, në krahasim me një muaj më parë. Kjo rritje ka ardhur pas shumë muajve me rënie, ndikuar edhe nga luhatja e monedhës europiane në tregun valutor.
Nëse i referohemi shifrave për përiudhën katërmujore, shohim se eksportet janë ulur me 17.1%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 7.7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 5.1 pikë përqindje.
“Scan Intel” ka kryer një analizë për të parë se cilët nga partnerët kryesorë në drejtim të ekporteve “braktisën” produktet shqiptare në muajin prill të këtij vitit. Mes partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë, duket se rënia më e madhe regjistrohet me Italinë, me 18.3%. Më pas ndjek Mali i Zi me 10.1%, Gjermania me 8.1%, Greqia me 2.2 % dhe Serbia me 1.4%.
Ndërkohë, rritje të eksporteve me 155% patëm më Kinën. Pas Kinës, me rritje paraqiten eksportet me Maqedoninë e Veriut me 91.4%, me Spanjën në 84% dhe me Holandën në 796%.
Por, cilat janë produktet kryesore “Made in Albania” që janë importuar më pak nga Italia gjatë këtij prilli krahasuar me muajin prill të vitit të mëparshëm? Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se mes 10 produkteve kryesore të eksportit të Shqipërisë drejt Italisë, rënien më të madhe në vlerë e regjistrojnë produktet si alumini, artikuj të veshjeve, artikuj prej metali dhe makineri elektrike.
Nga ana tjetër, u eksportuan në Itali më shumë artikuj prej gize e çeliku dhe produkte ushqimore.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Tregu Postar, në ditë të vështira! - Bien me 17% dërgesat brenda vendit, ndërsa rriten ato me jashtë
Numri i subjekteve që operojnë në tregun postar dhe i objekteve të dërguara prej tyre ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë vitit të shkuar. Konkretisht, në......

Importi i naftës në Kinë në nivelin më të lartë - Marrëdhëniet me Venezuelën dhe Iranin, faktorë në rritjen e importeve
Importet e naftës në Kinë u rritën 10% në prill krahasuar me një vit më parë në 2.93 milionë ton, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave,......

Google investon 1 miliard euro në Finlandë - Për nxitjen e Inteligjencës Artificiale me energji të pastër
Google do të investojë edhe 1 miliard euro për zgjerimin e kampusit të qendrës së të dhënave në Finlandë me qëllim rritjen e biznesit të inteligjencës......

Prodhuesi më i madh i energjisë me qymyr - Në Evropë, Turqia lë pas Gjermaninë në 4 muajt e parë të 2024
Turqia ka kaluar Gjermaninë duke u bërë prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë elektrike me qymyr gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, tregojnë të......

Kosova mbyll gjashtë zyra bankare serbe në veri të vendit!
Policia e Kosovës mbylli gjashtë zyra të institucioneve financiare të drejtuara nga Serbia në katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit një javë pasi......

Kriza e pronave në Gjermani përkeqësohet duke thelluar plagët në ekonominë më të madhe të Europës!
Investitorët ndërkombëtarë janë duke i anashkaluar marrëveshjet gjermane të pronave ndërsa kthehen në një treg në krizën e tij më të keqe në një brez, duke......

Rikuperojnë Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dhe Franga vijojnë rënien!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 92.9 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

FMN paralajmëron Italinë për borxhin e lartë publik: Kërkon reforma të shpejta fiskale!
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Italinë, duke theksuar nevojën për reforma të shpejta dhe vendimtare fiskale për të......