Gjimnazet dhe universitetet “keqpërdorin” nxënësit - Zyra e Komisionerit, hetim në 20 shkolla. Del me rekomandime unifikuese

Shkollat publike dhe private në vend përdorin rëndom rrjetet sociale për të pasqyruar aktivitete të zhvilluara, ndër të tjera, duke i ilustruar dhe publikuar online nëpërmjet fotografive dhe videove të nxënësve të shkollës, të marra gjatë aktiviteteve mësimore, kulturore apo festa në kundërshtim me ligjin.
Komisionari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka ndërmarrë hetimeve administrative, në sektorin e arsimit të mesëm të lartë si në sferën publike, ashtu edhe atë private, në 20 shkolla në të gjithë vendin ku kjo ka qenë problematika kryesor e identifikuar, një fenomen që ndodh rëndom pa marrë a siguruar pëlqimin paraprak të prindërve ose të kujdestarëve ligjor, shoqëruar edhe nga të tjera që lidhen me përpunimin dhe ruajtjen pa afat të të dhënave personale të individëve.
Për këtë arsye Zyra e Komisionerit ka dalë me “Rekomandimin Unifikues mbi respektimin e detyrimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale për kontrolluesit e arsimit të mesëm të lartë”, ku janë adresuar në mënyrë të plotë problematikat dhe masat që duhen ndërmarrë për rikuperimin e tyre.
Ministria e Arsimit nga ane saj e konsideron këtë rekomandim unifikues si shumë të vlefshëm dhe ka mundësuar shpërndarjen e tij në të gjitha institucionet arsimore në vend.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati në mars 2025 - Liko: Janë kryer 70% e punimeve. Projekt shtesë për kthimin e stacionit në Tiranë
Punimet për rehabilitimin e linjës hekurdhore Tiranë – Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit kanë arritur në masën 70%. Gentian Liko, nga......

Barra e tatimit, bizneset po rrisin çmimet e shërbimeve - Tabaku, në Gjykatën Kushtetuese: Në 4 muaj janë mbyllur 3600 subjekte
Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese argumentet që mbështesin padinë mbi ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë. Deputetja Demokrate,......

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muça: Detajet e projektit. Studim i ri, edhe për Rrogozhinë-Lin
Komisioni parlamentar për Çështjet Evropiane ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 98.75 mln euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për......

1 milion euro në vetëm 11 ditë - Evazion, konfuzion dhe protesta: Sa efektive është taksa e re turistike e Venecias?
Më 25 prill, Venecia filloi një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë në qytetin e saj. Periudha e provës për këtë tarifë mbulon 29 ditë në maj, qershor dhe......

Çmimet e Ryanair, të ulëta edhe këtë verë - O'Leary: Një “ndjesi recesioni” mund të kufizojë rritjen e tarifave
Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair, Michael O'Leary, tha se një "ndjesi recesioni në Evropë" mund të jetë një faktor në rritjen më të ngadaltë të çmimeve të......

Dhoma Ekonomike Kombëtare forcon biznesin? - Hoxha: Dhomat e tregtisë e kundërshtuan. Na kthen një hap pas
Ndonëse disa dhoma ekonomike kundërshtuan krijimin e një Dhome Ekononmike Kombëtare, projektligji është hedhur për konsultim publik. Kreu i Dhomës Britanike......

Cilat vende “braktisën” produktet “Made in Albania”? - Italia dhe Mali i Zi, shtetet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill
Përgjatë prillit të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë......

Tregu Postar, në ditë të vështira! - Bien me 17% dërgesat brenda vendit, ndërsa rriten ato me jashtë
Numri i subjekteve që operojnë në tregun postar dhe i objekteve të dërguara prej tyre ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë vitit të shkuar. Konkretisht, në......