Takimi i Pogradecit, Rama: Transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë

Pas dokumentit të njohur si “Besa” kryeministri Edi Rama, pas takimeve politike në Pogradec ka folur edhe për bazën teknologjike të “Pasqyra Albania”, që do të jetë dritarja e vetme unike ku qytetari do të drejtohet.
Në një komunikim me publikun kryeministri tha se nëpërmjet kësaj platforme shtesë çdo qytetar ka mundësinë për t’u informuar në kohë reale për “gjithçka që qeveria e tij, që shteti i tij, në aspektin gjithmonë, sepse në një moment të dytë, nëse e shohim të arsyeshme dhe kur ta shohim të arsyeshme, dhe komponentët e qeverisjes së gjyqësorit mund t’i bashkëngjiten asaj dritare, është një dritare ku secili ka autonominë e vet për të pasur kontaktin direkt të qytetarit me atë pushtet”.
Kryeministri tha se për vijimin e madatit qeverisës janë përcaktuar një sërë piketash për çdo sektor. “Jemi përqendruar shumë te shëndetësia, jemi përqendruar shumë te arsimi. Jemi përqendruar tek krijimi i një zinxhiri i cili do të jetë zinxhiri i Shqipërisë sociale. Sot një Shqipëri sociale është jo thjesht e rëndësishme, sepse ka qenë gjithmonë, por fillon të bëhet e mundshme më shumë se deri më sot, sepse janë shtuar mundësitë.
Kemi folur për çmimet, natyrisht. Kemi një plan për këtë. Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë eksperiencë, asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti.
Kjo është e pamundur, por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, plan të cilin do ta prezantojmë më herët sesa vonë, në momentin kur të jetë i konsoliduar plotësisht me detajet, ashtu sikundër edhe një sërë, ashtu siç thashë, komponentësh të tjerë të programit”, ka deklaruar Rama.
Duke bërë një vlerësim për zhvillimet e deritanishme të vendit kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e vlerësuar ndërkombëtarisht, nuk ka qenë kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye themelore, sepse Shqipëria nuk ka qenë më një vend në shitje ose një vend i shitur, se nuk ka vend në shitje ose vend të shitur që respektohet ndërkombëtarisht, nuk ka vend në shitje dhe vend të shitur që shton mundësitë e veta për njerëzit e vet, nuk ka vend në shitje dhe vend të shitur që rritet çdo ditë, pavarësisht se mund të rritet më shumë, dhe të rritet më shumë dhe të ketë më shumë, ok, të gjitha. Të gjitha përpjekjet i kemi bërë, do të vazhdojmë t’i bëjmë”, tha Rama.
“35% energji të rinovueshme në transport” - Objektivi më i lartë në rajon, Komuniteti i Energjisë: Politikat që nevojiten
Shqipëria ka vendosur objektivin më ambicioz mes 9 vendeve të Komunitetit të Energjisë për përdorimin e burimeve të rinovueshme në transport. Deri në vitin......
Sa e lehtë është për të huajt të blejnë pronë në Durrës? Procesi është relativisht i arritshëm, por dokumentet mbeten sfida kryesore
Durrësi vijon të jetë një nga qytetet shqiptare më tërheqëse për blerësit e huaj që kërkojnë të investojnë në prona, veçanërisht në apartamente pranë zonave......
'Firmat e energjisë nuk duhet të shfrytëzojnë konsumatorët' – 6 vende europiane kërkojnë taksë mbi fitimet e kompanive të naftës
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian kanë intensifikuar thirrjet për vendosjen e një takse mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës, duke argumentuar se......
Pensionet, si kanë ndryshuar ndër vite? - Në 5 vjet, 28 euro më shumë për qytetin dhe 25 euro për fshatin
Skema e pensioneve po përballet me një presion më të lartë si për nga numri i pensionistëve por edhe nga nevoja e vazhdueshme për rritjen e masës së......
Shqipëria shton blerjet e krerëve të gjallë nga jashtë/ Korriku sjell një nga faturat më të larta historike, mbi 3 mijë tonë në një muaj
Importet e kafshëve të gjalla u rritën ndjeshëm gjatë korrikut, duke u ngjitur pranë niveleve më të larta historike. Vetëm brenda një muaji, Shqipëria......
Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi......
Pse e duan të huajt Shqipërinë? Mbi gjysma e lejeve, për punësim. India dhe Filipinet me rritjen më të fortë
Numri i të huajve që jetojnë me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, i nxitur kryesisht nga ardhja për punë dhe nga shtetasit e......
Rritet prodhimi në serra, 2025 me shifrën më të lartë/ Brenda gjashtë viteve prodhimi është shtuar me afro 38 mijë ton
Prodhimi bujqësor në serra ka vijuar të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri, duke shënuar rritje në çdo vit të periudhës 2019–2025. Të dhënat......

