Barra e tatimit, bizneset po rrisin çmimet e shërbimeve - Tabaku, në Gjykatën Kushtetuese: Në 4 muaj janë mbyllur 3600 subjekte

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese argumentet që mbështesin padinë mbi ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë. Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku ka theksuar se ky regjim tatimor po sjell pasoja të rënda mbi bizneset duke i detyruar të mbyllen apo transferohen dhe nga ana tjetër ka prodhuar rritje të ndjeshme të shërbimeve për qytetarët.
“Deri në muajin prill të këtij viti janë pezulluar 3600 biznese. Nuk ndjejmë kënaqësi e që e paralajmëruam që bizneset do të mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar. Do ta vijojmë këtë betejë, sot ndodhemi në kushtet e cenimit të sigurisë juridike dhe të një tatimi që shkon në 30-40 %. Kjo taksë prek një zinxhir shërbimesh sepse ka një rritje çmimesh që ndikon drejtpërdrejt tek konsumatorët. Shpresoj që gjykata Kushtetuese të mbrojë interesin publik.”
Tabaku ka komentuar edhe deklaratën e FMN e cila ka mbrojtur këtë taksim, duke theksuar se Fondi Monetar Ndërkombëtar i referohet përjashtimeve të shumta tatimore që zbatohen aktualisht.
“FMN e ka pasur me faktin se sot ka shumë përjashtime. Ne nuk po kërkojmë një politikë tatimore selektive, por të trajtohen të gjitha bizneset e tjera sipas xhiros. Në këtë rast qeveria duhet të korrigjojë përjashtimet të tjera nga taksat.
Pas disa padive të depozituara në Gjykatën Kushtetuese mbi regjimin e ri tatimor për profesionistët e lirë, ky institucion ka vendosur të zhvillojë seancën e parë më datën 18 Qershor.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muça: Detajet e projektit. Studim i ri, edhe për Rrogozhinë-Lin
Komisioni parlamentar për Çështjet Evropiane ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 98.75 mln euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për......

1 milion euro në vetëm 11 ditë - Evazion, konfuzion dhe protesta: Sa efektive është taksa e re turistike e Venecias?
Më 25 prill, Venecia filloi një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë në qytetin e saj. Periudha e provës për këtë tarifë mbulon 29 ditë në maj, qershor dhe......

Çmimet e Ryanair, të ulëta edhe këtë verë - O'Leary: Një “ndjesi recesioni” mund të kufizojë rritjen e tarifave
Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair, Michael O'Leary, tha se një "ndjesi recesioni në Evropë" mund të jetë një faktor në rritjen më të ngadaltë të çmimeve të......

Dhoma Ekonomike Kombëtare forcon biznesin? - Hoxha: Dhomat e tregtisë e kundërshtuan. Na kthen një hap pas
Ndonëse disa dhoma ekonomike kundërshtuan krijimin e një Dhome Ekononmike Kombëtare, projektligji është hedhur për konsultim publik. Kreu i Dhomës Britanike......

Cilat vende “braktisën” produktet “Made in Albania”? - Italia dhe Mali i Zi, shtetet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill
Përgjatë prillit të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë......

Tregu Postar, në ditë të vështira! - Bien me 17% dërgesat brenda vendit, ndërsa rriten ato me jashtë
Numri i subjekteve që operojnë në tregun postar dhe i objekteve të dërguara prej tyre ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë vitit të shkuar. Konkretisht, në......

Importi i naftës në Kinë në nivelin më të lartë - Marrëdhëniet me Venezuelën dhe Iranin, faktorë në rritjen e importeve
Importet e naftës në Kinë u rritën 10% në prill krahasuar me një vit më parë në 2.93 milionë ton, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave,......

Google investon 1 miliard euro në Finlandë - Për nxitjen e Inteligjencës Artificiale me energji të pastër
Google do të investojë edhe 1 miliard euro për zgjerimin e kampusit të qendrës së të dhënave në Finlandë me qëllim rritjen e biznesit të inteligjencës......