Cilët janë burimet e të ardhurave për vendorët? - Raporti/ Taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo e pronës, kontribut kryesor

Qeverisja vendore nga të ardhurat e burimeve të veta, regjistroi një vlerë prej rreth 35 miliardë lekë, ose rreth 3.3 miliardë lekë më shumë nga niveli i regjistruar në vitin 2022.
Sipas raportit të Qeverisjes Vendore, performanca pozitive e të ardhurave nga burimet e veta është përcaktuar nga kontributi i taksave me +15.7% si dhe tarifat vendore me +9.4%.
Ndikimin më të madh nga taksa e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë me +2.87 miliardë lekë dhe taksa mbi pronën +233.3 milionë lekë.
Por si ka rezultuar performanca e bashkive mbi të ardhurat në vitin 2023?
Më shumë se gjysma e bashkive kanë arritur të kenë një performancë pozitive të të ardhurave në këtë periudhë. Sipas raportit bashkitë e cilësuara si të mëdha kanë dhënë kontributin kryesor, ku theksohet bashkia Tiranë me +2.3 miliardë lekë, bashkia Durrës me +300.8 milionë lekë, bashkia Kamëz me +702.7 milionë lekë.
Por nga ana tjetër, performancë negative i atribuohet sërish bashkive të ashtuquajtura të mëdha, të cilat janë si bashkia Vlorë -178 milionë lekë, bashkia Kukës -112.2 milionë lekë, bashkia Shkodër -132.9 milionë lekë dhe bashkia Korçë -100.3 milionë lekë.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Si i bleu dhe i shiti Shqipëria aksionet në bankën më të rëndësishme në botë në vitin 1977
https://www.youtube.com/watch?v=53O3AcC2b0s *Nga Kreshnik KUÇAJ Në vitin 1930 në Bazel të Zvicrës u krijua një organizëm i veçantë financiar, Banka e......

Gjimnazet dhe universitetet “keqpërdorin” nxënësit - Zyra e Komisionerit, hetim në 20 shkolla. Del me rekomandime unifikuese
Shkollat publike dhe private në vend përdorin rëndom rrjetet sociale për të pasqyruar aktivitete të zhvilluara, ndër të tjera, duke i ilustruar dhe publikuar......

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati në mars 2025 - Liko: Janë kryer 70% e punimeve. Projekt shtesë për kthimin e stacionit në Tiranë
Punimet për rehabilitimin e linjës hekurdhore Tiranë – Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit kanë arritur në masën 70%. Gentian Liko, nga......

Barra e tatimit, bizneset po rrisin çmimet e shërbimeve - Tabaku, në Gjykatën Kushtetuese: Në 4 muaj janë mbyllur 3600 subjekte
Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese argumentet që mbështesin padinë mbi ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë. Deputetja Demokrate,......

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - MIE, Muça: Detajet e projektit. Studim i ri, edhe për Rrogozhinë-Lin
Komisioni parlamentar për Çështjet Evropiane ka miratuar marrëveshjen e kredisë prej 98.75 mln euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për......

1 milion euro në vetëm 11 ditë - Evazion, konfuzion dhe protesta: Sa efektive është taksa e re turistike e Venecias?
Më 25 prill, Venecia filloi një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë në qytetin e saj. Periudha e provës për këtë tarifë mbulon 29 ditë në maj, qershor dhe......

Çmimet e Ryanair, të ulëta edhe këtë verë - O'Leary: Një “ndjesi recesioni” mund të kufizojë rritjen e tarifave
Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair, Michael O'Leary, tha se një "ndjesi recesioni në Evropë" mund të jetë një faktor në rritjen më të ngadaltë të çmimeve të......

Dhoma Ekonomike Kombëtare forcon biznesin? - Hoxha: Dhomat e tregtisë e kundërshtuan. Na kthen një hap pas
Ndonëse disa dhoma ekonomike kundërshtuan krijimin e një Dhome Ekononmike Kombëtare, projektligji është hedhur për konsultim publik. Kreu i Dhomës Britanike......