Shqipëria Postuar më 20 Maj 2024, 14:24

Avantazhet e projektit pilot për pagesat elektronike - Rama: Ulen kostot për qytetarët dhe bizneset

Nga SCAN TV
Avantazhet e projektit pilot për pagesat elektronike - Rama: Ulen kostot

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka nisur një projekt pilot  për pagesat elektronike duke ndërgjegjësuar dhe nxitur qytetarët për të përdorur aplikacione për pagesa të ndryshme.

Platforma e re mundëson pagesën nga  fatura e kafes e deri tek ato utilitare si drita, ujë, gjoba etj, edhe deri në korrik të këtij viti të gjitha bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online. Deri më tani pjesë e këtij projekti pilot janë bërë  tre banka.

Konumatrovëe u jep avantazh shumë të madh, sepse nuk mbajnë para në xhep, kontrollojnë financat dhe bën që mos ketë evazion. Plus që nuk ka komision për individët”.

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj sqaroi se kjo platformë do të ulë kostot për bizneset dhe do ti shërbejë edhe sezonit turistik.

“Për individët nuk ka komision, ndërsa për bizneset për transaksionet elektronike do të jenë shumë më të ulëta. Do ti shërbejë dhe turizmit”.

Kjo platformë pritet t’u shërbejë edhe emigrantëve për dërgesat e remitancave pa kosto.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat