Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2022, 12:26

A do pezullohet rritja e çmimit të energjisë? - ERE shqyrton të enjten kërkesën për vendosjen e fashës për konsumin mbi 800 kwh

Nga SCAN TV
A do pezullohet rritja e çmimit të energjisë? - ERE shqyrton

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të bordit të marrë në datën 23 shtator, që parashikon rikthimin e skemës së tarifimit me fasha të energjisë eltkrike dhe rritje të ndjeshme të çmimit me të cilin do të paguhet konsumi mbi 800 kwh.

Kërkesa e Tabakut do të shqyrtohet të enjten nga ERE, që e ka përfshirë në rendin e ditës të mbledhjes që do të zhvillohet.  Kjo nuk është hera e parë që deputetja kërkon mos aplikimin e rritjes së çmimit, e cila teksa ka qenë e ftuar në mbledhjet e zhvilluara nga ERE për caktimin e çmimit, ka deklaruar se vendimet kompanive publike po merren për interesin e financave të tyre.

Gjithsesi, këtë herë duket se ajo ka depozituar zyrtarisht kërkesën, duke detyruar institucionin që ka të drejtën për vendosjen e çmimit, ta marrë në shqyrtim. Sipas vendimit të miratuar në datën 23 shtator, konsumi i energjisë mbi 800 kwh/muaj do të paguhet me 42 lekë/këh në muajt nëntor dhe dhjetor, teksa Enti Rregullator i Energjisë miratoi shtyrjen e aplikimit të tarifimit me 2 fasha vetëm për muajin tetor.

Shtyrja erdhi pas deklaratave publike të kryeminstrit, Edi Rama, që u pasuan me ndryshimin e vendimit të Asamblesë së KESH për shitjen e energjisë ndah FSHU. Ndërkohë që, për muajt nëntor dhe dhjetor, deri më tani nuk ka patur një qëndrim publik nga ana e qeverisë, nëse do të kërkohet një tjetër ndryshim apo jo.

Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht pagujanë mbi 9 220 lekë në muaj. Kjo është vlera e faturës për konsumin deri në 800 këh, që do të vijojë të paguhet me 9.5 lekë/kwh.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat