Leje drejtimi pa afat për personat deri 55 vjeç - Ndryshimet në ligj, propozohet edhe heqja e noterit për ndryshimin e pronësisë së mjetit

Lëshimi i lejes së drejtimit pa afat për personat deri në 55 vjeç është propozimi i radhës i një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “Disa shtesa dhe ndryshime ne "Kodi Rrugor i Republikes Së Shqipërisë".
Lejetdrejtimet e mjeteve të kategorive AM, AI, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grupmoshave, të jenë pa afat për persona deri në moshën 55 vjec; - 5 vjet, për ata që kane kaluar moshën 55-vjecare dhe 3 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 70-vjeçare.
Sipas deputetëve këto propozime kanë ardhur pas problematikave te adresuara nga qytetarë apo biznese të ndryshme, si dhe pas konsultimit me ekspertë të fushës.
Një tjetër çështje e propozuar në këtë Projektligj për t’u ndryshuar është edhe pronësia e një automjeti. Me qëllim lehtësimi nga procedurat administrative dhe kostot e shërbimit, ky nen parashikon që palët nuk kanë nevojë që të paraqiten përpara një noteri për nënshkrimin e një akti.
Në rast ndryshimi pronësie të mjeteve rrugore ose në rastin kur u jepen në përdorim të tjerëve apo kur lidhen marrëveshje me të drejtë blerjeje, palë paraqiten pranë degës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshimeve të tjera.
Për kryerjen e regjistrimit, mjafton prania fizike e palëve, dhe shprehja e lirë e vullnetit të tyre, pa pasur nevojë për një akt të shkruar. Në rast kur njëra apo të dyja palët janë në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm, ata mund të përfaqësohen nga të tretë nëpërmjet një akti noterial.
Projektligji parashikon gjithashtu që shtetasve shqiptarë që marrin një lejedrejtimi të huaj, të mos iu hiqet leja e drejtimit shqiptare, pasi është e një e drejtë e fituar sipas ligjit, që ata mund të vazhdojnë ta mbajnëë pavarësisht se jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

The road speed limit should be 120 km/h - Proposal: Police shouldn't continue routine roadblocks, no license revocations, and no "mega fines"
A legal initiative for the amendment of the Road Code, which aims to change some existing rules, has been filed in Parliament. The initiative bears the......

Njerëzit më të pasur të Kinës humbën rreth 13 miliardë dollarë për një ditë - Shkak shitjet në treg pasi Xi Jinping siguroi një mandat të tretë
Njerëzit më të pasur në Kinë humbën miliarda në vetëm një ditë, pas një shitjeje masive në treg, e cila zbriti aksionet e Hong Kongut në nivelet më të ulëta......

Taksi fluturuese, avatarë robotikë dhe holograme — Arabia Saudite ecën përpara me vizionin e saj fantastiko-shkencor të qytetit
Neom në Arabinë Saudite është një zhvillim futuristik i shkretëtirës mMe një buxhet të madh prej 500 miliardë dollarësh, dhe është një element kyç i planit të......

‘Britcoin’ - Çfarë mund të nënkuptojë Rishi Sunak si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për kriptomonedhat?!
Pas dorëheqjes së kryeministres në detyrë Liz Truss javën e kaluar, dhe thashethemeve gjatë fundjavës për rikthimin e Boris Johnson, është njoftuar se Rishi......

WhatsApp nuk funksionon: Aplikacioni i mesazheve i bllokuar për mijëra në të gjithë Europën!
WhatsApp nuk po funksionon për shumë njerëz në Europë, me mijëra që raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe. Downdetector, i cili......

Humbjet nga ndryshimet klimatike - Europës i ka kushtuar 145 miliardë euro dëm ekonomik në një dekadë
Ndryshimet klimatike nxisin motin ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën, të cilat nga ana e tyre çojnë në humbje ekonomike. Ngjarje të tilla, duke përfshirë......

Një "Plan Marshall" për Ukrainën – Zhvillohet në Berlin konferenca ndërkombëtare e ekspertëve për rindërtimin e vendit!
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një "Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21" për......

Kosova ende e paqartë për afatin e ri-regjistrimit të targave të makinave serbe!
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri më 31 tetor kur skadon afati që targat me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të......