KESH, tjetër blerje energjie - Çmimi mesatar, më shtrenjtë se në bursë. Shpenzohen 7 milionë euro, për nevojat e 7 ditëve

7 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore në periudhën 24-30 tetor. Në total, KESH njofton se ka blerë 33 800 Mwh, me një çmim mesatar prej 205.81 euro/mwh.
Gjatë muajit tetor, në tregjet ndërkombëtare çmimet e energjisë kanë qenë ndjeshëm më të ulët në raport me muajt e mëparshëm. Gjithsesi, blerja e fundit e KESH është kryer me çmime më të shtrenjtë se ai në Bursën e Hungarisë, që shërben si referencë për transaksionet në Shqipëri.
Në datën 21 tetor, kur është realizuar blerja e mësipërme, çmimi mesatar në bursë ka qenë 185.04 euro/mwh apo gati 21 euro/mwh më pak se çmimi i deklaruar nga KESH. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Korporata Eletkroenergjetike Shqiptare blen energjinë me çmime mnë të shtrenjta sesa ato të Bursës Hungareze, çka reflektohet në shpenzime më të larta për blerje energjie.
Së bashku me blerjen e fundit, gjatë muajit tetor janë shpenzuar 14 mln euro për blerje energjie. Ndërkohë që, në fund të muajit shtator kreu një blerje mujore energjie për plotësimin e nevojave konsumatore në muajin tetor, me një çmim mesatar prej 455.24 euro/mwh, duke shpenzuar 34 mln euro. Së bashku me shpenzimet e kryera gjatë tetorit, fatura për blerjene energjisë që nga fillimi i vitit shkon në 343 mln euro.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Janar-shtator, “shkëlqen” tregu sekondar i letrave me vlerë - AMF: 34 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, investimet nga subjektet rritje 492%
Rritja e normave të interesave të bonove të thesarit e obligacioneve ka dhënë efekt të menjehershëm edhe në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë.......

Leje drejtimi pa afat për personat deri 55 vjeç - Ndryshimet në ligj, propozohet edhe heqja e noterit për ndryshimin e pronësisë së mjetit
Lëshimi i lejes së drejtimit pa afat për personat deri në 55 vjeç është propozimi i radhës i një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike......

The road speed limit should be 120 km/h - Proposal: Police shouldn't continue routine roadblocks, no license revocations, and no "mega fines"
A legal initiative for the amendment of the Road Code, which aims to change some existing rules, has been filed in Parliament. The initiative bears the......

Njerëzit më të pasur të Kinës humbën rreth 13 miliardë dollarë për një ditë - Shkak shitjet në treg pasi Xi Jinping siguroi një mandat të tretë
Njerëzit më të pasur në Kinë humbën miliarda në vetëm një ditë, pas një shitjeje masive në treg, e cila zbriti aksionet e Hong Kongut në nivelet më të ulëta......

Taksi fluturuese, avatarë robotikë dhe holograme — Arabia Saudite ecën përpara me vizionin e saj fantastiko-shkencor të qytetit
Neom në Arabinë Saudite është një zhvillim futuristik i shkretëtirës mMe një buxhet të madh prej 500 miliardë dollarësh, dhe është një element kyç i planit të......

‘Britcoin’ - Çfarë mund të nënkuptojë Rishi Sunak si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për kriptomonedhat?!
Pas dorëheqjes së kryeministres në detyrë Liz Truss javën e kaluar, dhe thashethemeve gjatë fundjavës për rikthimin e Boris Johnson, është njoftuar se Rishi......

WhatsApp nuk funksionon: Aplikacioni i mesazheve i bllokuar për mijëra në të gjithë Europën!
WhatsApp nuk po funksionon për shumë njerëz në Europë, me mijëra që raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe. Downdetector, i cili......

Humbjet nga ndryshimet klimatike - Europës i ka kushtuar 145 miliardë euro dëm ekonomik në një dekadë
Ndryshimet klimatike nxisin motin ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën, të cilat nga ana e tyre çojnë në humbje ekonomike. Ngjarje të tilla, duke përfshirë......