Biznesi “zbulon” lëndë të para brenda vendit - Raporti/ Pjesa më e madhe e kompanive sigurojnë 80% të produkteve bazë në vend

Kriza e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare i ka detyruar kompanitë shqiptare të shohin brenda vendit, dhe jo pa sukses. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë zbardh se gjatë gjysmës së parë të këtij viti, kompanitë shqiptare kanë ulur varësinë nga lëndët e para që siguroheshin në tregjet ndërkomëbtare.
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, konkludon Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë (respektivisht rreth 62% e ndërmarrjeve të vogla, 41% e atyre të mesme dhe 35% e atyre të mëdha) e sigurojnë mbi 80% të lëndës së parë brenda vendit. Krahasuar me periudhën paraardhëse, ky tregues është rritur me 3.2 pp në rastin e ndërmarrjeve të vogla, ndërkohë që është ulur 8.8 pp për ndërmarrjet e mesme dhe me 1.9 pp për ato të mëdha. Nga ana tjetër, rreth 39% e ndërmarrjeve të mëdha sigurojnë deri në 20% të lëndës së parë brenda vendit, me një rritje gjashtëmujore prej 2.5 pp.
Ndërkaq, shitja e produkteve vijon të mbetet kryesisht brenda vendit, ku rreth 86% e ndërmarrjeve të vogla, 65% e ndërmarrjeve të mesme dhe 57% e ndërmarrjeve të mëdha, kanë deklaruar se kanë shitur shumicën e produkteve në tregun vendas (mbi 80% të volumit të produkteve). Krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, ka pasur një rritje të lehtë të peshës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që i shesin produktet e tyre kryesisht brenda vendit (përkatësisht me 3.6 pp dhe 1.7 pp), ndërkohë që pesha e ndërmarrjeve të mesme që deklarojnë një gjë të tillë ka rënë me 3.2 pp.
Nga analiza e përgjigjeve sipas sektorëve, bën me dije Banka e Shqipërisë, rezulton se sektori i ndërtimit vijon të mbetet sektori me varësinë më të madhe ndaj lëndës së parë të siguruar në vend, ku rreth 69% e ndërmarrjeve të këtij sektori siguron mbi 80% të lëndës së parë brenda vendit. Gjithsesi, kjo peshë ka rënë me 6.8 pp krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 3.1 pp krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, sektori i industrisë shfaq varësinë më të ulët, ku 49% e ndërmarrjeve të këtij sektori sigurojnë vetëm 20% të lëndës së parë brenda vendit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

KESH, tjetër blerje energjie - Çmimi mesatar, më shtrenjtë se në bursë. Shpenzohen 7 milionë euro, për nevojat e 7 ditëve
7 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore në......

Janar-shtator, “shkëlqen” tregu sekondar i letrave me vlerë - AMF: 34 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, investimet nga subjektet rritje 492%
Rritja e normave të interesave të bonove të thesarit e obligacioneve ka dhënë efekt të menjehershëm edhe në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë.......

Leje drejtimi pa afat për personat deri 55 vjeç - Ndryshimet në ligj, propozohet edhe heqja e noterit për ndryshimin e pronësisë së mjetit
Lëshimi i lejes së drejtimit pa afat për personat deri në 55 vjeç është propozimi i radhës i një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike......

The road speed limit should be 120 km/h - Proposal: Police shouldn't continue routine roadblocks, no license revocations, and no "mega fines"
A legal initiative for the amendment of the Road Code, which aims to change some existing rules, has been filed in Parliament. The initiative bears the......

Njerëzit më të pasur të Kinës humbën rreth 13 miliardë dollarë për një ditë - Shkak shitjet në treg pasi Xi Jinping siguroi një mandat të tretë
Njerëzit më të pasur në Kinë humbën miliarda në vetëm një ditë, pas një shitjeje masive në treg, e cila zbriti aksionet e Hong Kongut në nivelet më të ulëta......

Taksi fluturuese, avatarë robotikë dhe holograme — Arabia Saudite ecën përpara me vizionin e saj fantastiko-shkencor të qytetit
Neom në Arabinë Saudite është një zhvillim futuristik i shkretëtirës mMe një buxhet të madh prej 500 miliardë dollarësh, dhe është një element kyç i planit të......

‘Britcoin’ - Çfarë mund të nënkuptojë Rishi Sunak si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për kriptomonedhat?!
Pas dorëheqjes së kryeministres në detyrë Liz Truss javën e kaluar, dhe thashethemeve gjatë fundjavës për rikthimin e Boris Johnson, është njoftuar se Rishi......

WhatsApp nuk funksionon: Aplikacioni i mesazheve i bllokuar për mijëra në të gjithë Europën!
WhatsApp nuk po funksionon për shumë njerëz në Europë, me mijëra që raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe. Downdetector, i cili......