70 milionë dollarë shkelje me tenderat, Bashkitë “kampione” - Raporti i KLSH: Dëmi më i madh nga KESH, probleme me përzgjedhjet e fituesve

Gjatë audtimeve të kryera përgjatë këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të shumta në procedurat e prokurimit të institucioneve publike. Shkeljet janë llogaritur në një total prej rreth 70 milionë dollarësh nga specialistët e KLSH.
Institucioni bën me dije se auditimet e realizuar janë konstatuar problematika të cilat lidhen me mungesën e sistemeve të kontrollit nga strukturat përgjegjëse të prokurimeve, shoqëruar me paligjshmëri të proceseve të prokurimit të fondeve publike, duke ulur efektshmërinë e qëllimit kryesor të ligjit për prokurimet publike, pra atë të sigurimit të efektshmërisë dhe efiçencës maksimale të fondeve të prokuruar. KLSH ka bërë publike listën e institucioneve që kanë shkaktuar këto shkelje, të cilat në total vlerësohen 7.9 miliardë lekë, apo më shumë se 70 milionë dollarë.
Korporata Elektroenergjetike Shqipëtare rezulton me shkeljet më të rënda në procedurat e prokurimit, të cilat në total arrijnë në 1.6 miliardë lekë apo rreth 16 milionë dollarë. Në listë pasojnë tre bashki, me vlerë dëmi mbi 1 miliardë lekë, apo mbi 10 milionë dollarë secila.
Specifikisht bëhet fjalë për Bashkinë Poliçan me shkelje qëe kapin vlerën e 1,18 miliardë lekë, ose 11.5 milionë dollarë, Bashkia Fier me 1.1 miliardë apo afërsisht 11 milionë dollarë, si dhe Bashkia Krujë me 1 miliardë lekë apo afërisht 10 milionë dollarë. Në listë rezultojnë edhe 14 bashki të tjera, por me vlera më të vogla shkeljesh.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një tjetër subjekt që ka shkaktuar një vlerë të lartë shkeljesh në procedurat e prokurimiit prej 302 milionë lekësh, apo afërisht 3 milionë dollarësh.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Holandezët, të parët për tregtinë online - Sondazhi europian i Pay-Pal, 78% e konsumatorëve blejnë të paktën një herë në javë
Rreth 78% e konsumatorëve në Holandë blejnë online të paktën një herë në javë. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh I shërbimit të njohur të pagesave......

BQE paralajmëron humbje për shkak të inflacionit - Por, edhe për pagesën e printimit të parave për një dekadë
Banka Qendrore Europiane paralajmëroi për humbje të mundshme në një kohë që inflacioni i lartë e detyron atë të rrisë normat e interesit dhe të paguajë faturën......

Deputetët italianë i “dhurojnë” vetes 5.500 euro - Bonusi për të blerë telefona, tabletë, kufje dhe aksesorë
Një shumë prej 5.500 eurosh, dhuratë për festat e fundvitit, por vetëm për deputetët italianë. Në një kohë që qeveria në Itali merr masat për të ndihmuar......

Rritja globale ngadalësohet me 2% në 2023 - Eurozona dhe Britania do të bien në recesion
Banka e investimeve globale dhe shërbimet financiare - Citigroup – parashikoi se rritja globale do të ngaldalësohet nën 2% vitin e ardhshëm. Kjo mbështet......

Ulet inflacioni në eurozonë - Shpresë për ngadalësim të rritjes së normave nga BQE
Inflacioni në eurozonë është lehtësuar shumë më tepër se sa pritej në muajin nëntor duke shtuar shpresat se rritja e çmimeve tashmë e ka kaluar kulmin e saj.......

Francezët reduktojnë konsumin e energjisë - Qeveria: Arsyeja kryesore është moti i butë
Masat për kursimin e energjisë nga familjet dhe sipërmarrjet në Francë përbënin vetëm një sasi të vogël të reduktimit të konsumit francez të energjisë në......

75.6 milionë euro “investim” për punësimin në vit - Si do të ndahen fondet dhe kush janë grupet e targetuara
Vënia në “shina” e tregut të punës, i cili shfaq një hendek shqetësues midis kërkesës dhe ofertës si dhe papunësi të lartë më së shumti në radhët e të rinjve,......

Inflacioni “infekton” edhe gjelin e detit - Pensionistët: Shpërblimi i pamjaftueshëm për fundvit. Shpresën e kemi te fëmijët
Pensionistët janë ndër subjektet më vulnerabël ndaj efekteve të inflacionit. Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po bëhen gjithnjë e më shumë të......