Europa Postuar më 30 Nëntor 2022, 12:43

Ulet inflacioni në eurozonë - Shpresë për ngadalësim të rritjes së normave nga BQE

Nga SCAN TV
Ulet inflacioni në eurozonë - Shpresë për ngadalësim

Inflacioni në eurozonë është lehtësuar shumë më tepër se sa pritej në muajin nëntor duke shtuar shpresat se rritja e çmimeve tashmë e ka kaluar kulmin e saj. Gjithashtu pritet një ngadalësim i rritjes së normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore Europiane muajin e ardhshëm.

Çmimet e konsumit në 19 vendet që kanë si monedhë zyrtare euron, u rritën me 10% këtë muaj pas një rritjeje prej 10.6% në muajin tetor. Gjithësesi pamja e përgjithshme është pak më ndryshe, pasi çmimet e energjisë përbëjnë pjesën më të madhe të ngadalësimit, ndërsa inflacioni i çmimeve të ushqimeve, një nga shqetësimet kryesore, vazhdoi të përshpejtohej, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Me inflacionin, i cili aktualisht është rritur më shumë se pesë herë nga objektivi prej 2%, BQE ka rritur normat e interesit me ritmin më të shpejtë të regjistruar këtë vit. Ndërkohë muajt e ardhshëm pritet një seri tjetër rritjesh pasi çmimet e larta do të duan vite për t’u zbutur. Por pas lëvizjeve të njëpasnjëshme prej 75 pikësh bazë, disa politikëbërës kanë propozuar kohët e fundit një rritje prej 50 pikësh më 15 dhjetor, duke argumentuar se inflacioni më në fund po arrin kulmin dhe se BQE ka bërë përparim të mjaftueshëm për të justifikuar hapa më modestë.

Ndërsa rënia e çmimeve totale, e para e eurozonës në më shumë se një vit, forcon mundësinë për veprime më të matura të BQE-së muajin e ardhshëm. Të dhënat më të fundit mund të nxisin gjithashtu frikën se inflacioni do të jetë më i qëndrueshëm se sa pritej. Rritja bazë e çmimeve, duke përjashtuar çmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, mbeti e lartë.

Duke filtruar kostot e ushqimit dhe karburantit, inflacioni u rrit në 6.6% nga 6.4%, duke sfiduar pritshmëritë për një rënie, ndërsa një masë edhe më e ngushtë që përjashton gjithashtu alkoolin dhe duhanin mbeti e qëndrueshme në 5%.

Inflacioni për ushqimet e përpunuara, alkoolin dhe duhanin, një kategori kryesore, ndërkohë u përshpejtua në 13.6% nga 12.4%.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat