75.6 milionë euro “investim” për punësimin në vit - Si do të ndahen fondet dhe kush janë grupet e targetuara

Vënia në “shina” e tregut të punës, i cili shfaq një hendek shqetësues midis kërkesës dhe ofertës si dhe papunësi të lartë më së shumti në radhët e të rinjve, do të ketë një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.
Qeveria shqiptare planifikon të investojë 76.7 miliardë lekë apo rreth 658 milionë euro në 8 vitet a ardhshme me qëllim rritjen e punësimit dhe cilësisë në treg. E thënë ndryshe, mestarisht në një vit do të shpenzohen për 75.6 milionë euro.
Por si do të përdoren këto fonde? Referuar “Strategjisë për aftësi dhe punësim 2023-2030”, fondet ndahen në dy programe, ku afro 295 milionë euro do të shkojnë për politikën nr.1 që përfshin reduktimin e mospërputhjes së aftësive dhe rritjen e nivelit të saj për të gjithë popullsinë në moshë pune dhe për të gjitha profesionet; Rritjen e nivelit të aftësive të grave dhe burrave në moshë pune dhe për funksionimin më të mirë të tregut të punës për të gjithë.
Ndërsa 363 milionë euro do të shkojnë për zbatimin e politikës së dytë, që lidhet kryesisht me ndërmjetësim me gjithëpërfshires i punësimit dhe sigurimi i punës së denjë për të gjithë dhe kudo.
Referuar dokumentit, pavarësisht përpjekjeve të bëra deri më tani për reformim dhe përmirësim të shërbimeve, ndërmjetësimi në tregun e punës mbetet i ulët. Për më tepër, një ndër sfidat kryesore të shërbimeve publike të punësimit mbetet integrimi në tregun e punës i punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta.
Më shpesh, këto grupe janë të rinjtë në tregun e punës jo në arsim apo punësim të cilët zënë 19%; punëkërkuesit afatgjatë në masën 50%, ata mbi 45 vjeç, që zënë 47 %, apo ata të cilët kanë dizavantazhe të tjera sociale gjë që e bën të domosdoshme rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve të ofruara nga Agjencia Kombëtare për Aftësi dhe Punësim.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Inflacioni “infekton” edhe gjelin e detit - Pensionistët: Shpërblimi i pamjaftueshëm për fundvit. Shpresën e kemi te fëmijët
Pensionistët janë ndër subjektet më vulnerabël ndaj efekteve të inflacionit. Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po bëhen gjithnjë e më shumë të......

Tregtia, rënie mbi 20% këtë vit - Vetëm transporti ajror me rritje, sidomos për pasagjerët
Çmimet duket se vijojnë të dobësojnë tregtinë e jashtme edhe përgjatë muajit tetor të vitit 2022. Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” flasin për një rënie......

Posta Shqiptare lëshon terren, rriten operatorët privatë - Në fund të tremujorit të tretë 2022, kompanitë e tjera marrin 25% të tregut
Posta shqiptare duket se po humbet gjithnjë e më shumë terren në raport me 37 ofruesit e tjerë privatë që operojnë në treg. Tendenca ka qenë më e fortë gjatë......

Mungesa e mësuesve po shqetëson vendet në të gjithë Europën - Si është ‘fotografia’ jashtë saj?!
Mungesa e mësuesve po shqetëson vendet në të gjithë Europën, raporton AFP. Franca, Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia po përballen të gjitha me probleme......

Importet e teknologjisë së gjelbër në BE dy herë më shumë se eksportet – Kina partneri më i madh për panelet diellore dhe turbinave me erë
Në vitin 2021, BE-ja shpenzoi 15.2 miliardë euro për produkte të energjisë së gjelbër, turbina me erë, panele diellore dhe biokarburantet e lëngshme nga vende......

‘Gjermania nuk mund të funksionojë pa emigrantët’ - Agjencia Federale e Punës angazhohet për më shumë punëtorë të huaj!
Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. "Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar......

Tregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov!
Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi......

Greqia një ndër tregjet më tërheqëse në botë për energjinë e rinovueshme – Përmirësohet Evropa Juglindore në raportin më të fundit
EY mbajti Greqinë dhe Turqinë në Indeksin e Atraktivitetit të Vendit të Energjisë së Rinovueshme të 40 vendeve. Rumania dhe Bullgaria janë në top 30 për......