Inflacioni “infekton” edhe gjelin e detit - Pensionistët: Shpërblimi i pamjaftueshëm për fundvit. Shpresën e kemi te fëmijët

Pensionistët janë ndër subjektet më vulnerabël ndaj efekteve të inflacionit. Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po bëhen gjithnjë e më shumë të paaksesueshme për ta. Duke pasur një nivel të ulët konsumi për shkak të të ardhurave të pakta e duke qenë se inflacioni ka prekur më fort produktet e shportës, impakti në këtë kategori është më i lartë sesa në kategoritë e tjera të shoqërisë.
E ndërsa Shqipëria e ka ‘traditë’ të përvitshme shtrenjtimin e produkteve në periudhën e festave, këtë vit situata paraqitet edhe më e ndjeshme. Një nga produktet klasike të fundvitit, gjeli i detit, këtë vit ka nisur të njohë rritje që tani, duke u shtrenjtuar me shumë se 30 % në krahasim me një vit më parë e duke kapërcyer si inflacionin e zakonshëm të këtij viti, ashtu edhe ‘traditën’ e përvitshme të shtrenjtimit të produkteve në kohë festash.
E pavarësisht se për pensionistët do të jepet një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh dhe pensionet janë indeksuar pak muaj më parë, sërish këto masa nuk janë të mjaftueshme për të mundësuar që ata ta kenë një tryezë të plotësuar në mbrëmjen e fundit të vitit.
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar mujor i një pensionisti në zonat urbane është në vlerën e 17.258 lekëve. Edhe pse niveli i pensionit mesatar ka ardhur në rritje graduale, sërish ai mbetet shumë i ulët në raport me çmimet dhe nevojat që ka kjo kategori. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për pensionet rurale ku pensioni mesatar shkon deri në 9568 lekë.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

Tregtia, rënie mbi 20% këtë vit - Vetëm transporti ajror me rritje, sidomos për pasagjerët
Çmimet duket se vijojnë të dobësojnë tregtinë e jashtme edhe përgjatë muajit tetor të vitit 2022. Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” flasin për një rënie......

Posta Shqiptare lëshon terren, rriten operatorët privatë - Në fund të tremujorit të tretë 2022, kompanitë e tjera marrin 25% të tregut
Posta shqiptare duket se po humbet gjithnjë e më shumë terren në raport me 37 ofruesit e tjerë privatë që operojnë në treg. Tendenca ka qenë më e fortë gjatë......

Mungesa e mësuesve po shqetëson vendet në të gjithë Europën - Si është ‘fotografia’ jashtë saj?!
Mungesa e mësuesve po shqetëson vendet në të gjithë Europën, raporton AFP. Franca, Gjermania, Portugalia, Suedia dhe Italia po përballen të gjitha me probleme......

Importet e teknologjisë së gjelbër në BE dy herë më shumë se eksportet – Kina partneri më i madh për panelet diellore dhe turbinave me erë
Në vitin 2021, BE-ja shpenzoi 15.2 miliardë euro për produkte të energjisë së gjelbër, turbina me erë, panele diellore dhe biokarburantet e lëngshme nga vende......

‘Gjermania nuk mund të funksionojë pa emigrantët’ - Agjencia Federale e Punës angazhohet për më shumë punëtorë të huaj!
Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. "Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar......

Tregtia përmes rrugëve detare merr sërish hov!
Ekonomia globale po vuan ende nga pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Megjithëse nga kjo tregtia botërore ka humbur ritmin, shumë zinxhirë furnizimi......

Greqia një ndër tregjet më tërheqëse në botë për energjinë e rinovueshme – Përmirësohet Evropa Juglindore në raportin më të fundit
EY mbajti Greqinë dhe Turqinë në Indeksin e Atraktivitetit të Vendit të Energjisë së Rinovueshme të 40 vendeve. Rumania dhe Bullgaria janë në top 30 për......

2 milionë tonë LNG në vit - Katari do të furnizojë Gjermaninë me gaz të lëngshëm nga viti 2026!
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan "ConocoPhillips” dhe kompania "QatarEnergy” do të dërgojnë çdo vit në Gjermani dy milionë tonë LNG,......