Holandezët, të parët për tregtinë online - Sondazhi europian i Pay-Pal, 78% e konsumatorëve blejnë të paktën një herë në javë

Rreth 78% e konsumatorëve në Holandë blejnë online të paktën një herë në javë. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh I shërbimit të njohur të pagesave Pay-Pal me një kampion prej 15 mijë konsumatorësh nga e gjithë Europa. Pavarësisht heqjes së masave kufizuese për shkak të pandemisë në dyqanet fizike, duket se blerjet online janë bërë tashmë një rutinë për europianët. Në vend të dytë në këtë sondazh është Greqia ku 76% e konsumatorëve blejnë dhe paguajnë onlinë dhe në vendin e tretë Belgjika me 72% dhe më pas Mbretëria e Bashkuar me 72%.
Shpenzimin më të lartë mujor për blerjet në internet e bëjnë suedezët me 486 euro dhe më të vogël spanjollët me 252 euro. Ndërkohë, që mesatarja europiane është 342 euro.
Gjetjet e sondazhit të PayPal eCommerce Index 2022 e bëjnë të qartë se e ardhmja e blerjeve në internet u përket brezave të rinj. Kjo prirje është veçanërisht e dukshme tek të rinjtë grekë. Sipas studimit, 35% e Millennials dhe një e katërta e Gjeneratës Z blejnë online disa herë në javë. Për këtë qëllim, si 77% e Millennials dhe 72% e Gjeneratës Z përdorin smartfonë dhe pajisje të tjera celulare, një përqindje shumë më e lartë se mesatarja kombëtare.
Sipas autorëve të sondazhit, zgjidhjet e përballueshme dhe të larmishme të pagesave, si transfertat e shpejta të parave dhe pagesat e menjëhershme përmes pajisjeve celulare, konsiderohen si avantazhet më të mëdha të blerjeve online.
SCAN
Sondazh

BQE paralajmëron humbje për shkak të inflacionit - Por, edhe për pagesën e printimit të parave për një dekadë
Banka Qendrore Europiane paralajmëroi për humbje të mundshme në një kohë që inflacioni i lartë e detyron atë të rrisë normat e interesit dhe të paguajë faturën......

Deputetët italianë i “dhurojnë” vetes 5.500 euro - Bonusi për të blerë telefona, tabletë, kufje dhe aksesorë
Një shumë prej 5.500 eurosh, dhuratë për festat e fundvitit, por vetëm për deputetët italianë. Në një kohë që qeveria në Itali merr masat për të ndihmuar......

Rritja globale ngadalësohet me 2% në 2023 - Eurozona dhe Britania do të bien në recesion
Banka e investimeve globale dhe shërbimet financiare - Citigroup – parashikoi se rritja globale do të ngaldalësohet nën 2% vitin e ardhshëm. Kjo mbështet......

Ulet inflacioni në eurozonë - Shpresë për ngadalësim të rritjes së normave nga BQE
Inflacioni në eurozonë është lehtësuar shumë më tepër se sa pritej në muajin nëntor duke shtuar shpresat se rritja e çmimeve tashmë e ka kaluar kulmin e saj.......

Francezët reduktojnë konsumin e energjisë - Qeveria: Arsyeja kryesore është moti i butë
Masat për kursimin e energjisë nga familjet dhe sipërmarrjet në Francë përbënin vetëm një sasi të vogël të reduktimit të konsumit francez të energjisë në......

75.6 milionë euro “investim” për punësimin në vit - Si do të ndahen fondet dhe kush janë grupet e targetuara
Vënia në “shina” e tregut të punës, i cili shfaq një hendek shqetësues midis kërkesës dhe ofertës si dhe papunësi të lartë më së shumti në radhët e të rinjve,......

Inflacioni “infekton” edhe gjelin e detit - Pensionistët: Shpërblimi i pamjaftueshëm për fundvit. Shpresën e kemi te fëmijët
Pensionistët janë ndër subjektet më vulnerabël ndaj efekteve të inflacionit. Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve po bëhen gjithnjë e më shumë të......

Tregtia, rënie mbi 20% këtë vit - Vetëm transporti ajror me rritje, sidomos për pasagjerët
Çmimet duket se vijojnë të dobësojnë tregtinë e jashtme edhe përgjatë muajit tetor të vitit 2022. Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” flasin për një rënie......