Europa Postuar më 30 Nëntor 2022, 12:46

BQE paralajmëron humbje për shkak të inflacionit - Por, edhe për pagesën e printimit të parave për një dekadë

Nga SCAN TV
BQE paralajmëron humbje për shkak të inflacionit - Por, edhe

Banka Qendrore Europiane paralajmëroi për humbje të mundshme në një kohë që inflacioni i lartë e detyron atë të rrisë normat e interesit dhe të paguajë faturën e printimit të parave për një dekadë.

Pasi ka rritur normat e interesit për të përballuar çmimet në rritje, BQE duhet të kryejë pagesa të mëdha interesi për bankat tregtare për depozitat me vlerë rreth 5 trilion euro që krijoi nëpërmjet blerjeve masive të obligacioneve dhe kredive të lira.

Këto mjete stimuluese, të vendosura gjatë disa viteve kur inflacioni ishte shumë i ulët, tani mund të shtyjë BQE-në dhe disa prej aksionerëve të saj, si bankat qendrore të Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës në një situatë vërtet të rëndë.

Kjo mund të detyrojë disa nga këto banka qendrore të kërkojnë një paketë shpëtimi që do të ngrejë pikëpyetje në lidhje me pavarësinë e tyre si dhe do të rrisë pakënaqësinë te taksapaguesit.

Në faqen e saj zyrtare në internet BQE sqaroi se inflacioni duhet luftuar duke rritur normat e interesit, gjë që rezulton në shpenzime më të larta të interesit që u paguhen bankave. Në këtë rast fitime bie dhe mund të regjistrohen humbje.

Bankat qendrore të vendeve më të kujdesshme fiskale, në mënyrë ironike, do të jetë më të goditurat, pasi ato ruajnë një pjesë të madhe të depozitabe bankare dhe obligacioneve që blenë në emër të BQE-së.

Ndërkohë banka qendrore kombëtare holandeze e ka pranuar hapur rrezikun duke përmendur një nevojë për rikapitalizim nga qeveria, dhe pse një tezë e tillë nuk ishte ende në tryezën e bisedimeve.

BQE, e cila zotërohet kryesisht nga bankat qendrore kombëtare të 19 vendeve që kanë monedhë kryesore euron dhe përbën 8% të bilancit të të ashtuquajturit eurosistem, tha se kishte linja të tjera mbrojtjeje. Përveç shterimit të dispozitave, mund të përdorë çdo të ardhur që bankat qendrore kombëtare mbledhin në operacionet e tyre të politikës monetare – të tilla si obligacionet dhe huatë. Por dhe mund të shtyjë çdo humbje të mbetur duke e shkruar atë në bilancin e saj si një pretendim ndaj fitimeve të ardhshme – një mundësi kjo e përmendur dhe nga banka qendrore e Gjermanisë një javë më parë.

Bankat qendrore në përgjithësi mund të funksionojnë edhe nëse pësojnë humbje që shterojnë të gjithë kapitalin e tyre – siç ka ndodhur në dekadat e fundit në një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë. Megjithatë, doktrina e BQE thotë se ajo duhet të mbetet mirë e kapitalizuar për të mbrojtur pavarësinë e saj nga qeveritë dhe besueshmërinë e saj në luftën me inflacionin.

Dhe qeveritë e eurozonës kanë përfituar shumë nga politika e lehtë e BQE-së, si nëpërmjet kostove më të ulëta të huamarrjes, ashtu edhe nëpërmjet dividentëve të paguar nga bankat e tyre qendrore kombëtare, që do të thotë se mund të pritet që të kthejnë disa para.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat