Bota Postuar më 30 Nëntor 2022, 12:44

Rritja globale ngadalësohet me 2% në 2023 - Eurozona dhe Britania do të bien në recesion

Nga SCAN TV
Rritja globale ngadalësohet me 2% në 2023 - Eurozona dhe Britania do

Banka e investimeve globale dhe shërbimet financiare  - Citigroup – parashikoi se rritja globale do të ngaldalësohet nën 2% vitin e ardhshëm. Kjo mbështet paralajmërimin e ngjashëm të bërë nga institucionet kryesore financiare si Goldman Sachs, Barclays dhe J.P. Morgan.

Ekspertët përmendën sfidat e vazhdueshme nga pandemia COVID-19 dhe lufta Rusi-Ukrainë – e cila e ngriti inflacionin në nivele të larta prej dekadash dhe shkaktoi shtrëngimin e politikave agresive – si arsyet e këtyre parashikimeve të zymta. Sipas tyre performanca globale do të shkatërrohet nga recesionet që do e rrethojnë përgjatë gjithë vitit 2023.

Banka e investimeve Wall-Street pret gjithashtu që rritja në ekonominë amerikane të përgjysmohet në 0.7% në 2023-shi, ndryshe nga parashikimi i saj i mëparshëm prej 1.9% rritje në 2022-shin. Ajo pret që inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti në vit të jetë 4.8% vitin e ardhshëm, me normën terminale të Rezervës Federale të SHBA-së që shihet midis 5.25% dhe 5.5%.

Citigroup parashikon që Britania e Madhe dhe eurozona të bien në recesion deri në fund të këtij viti, pasi të dyja ekonomitë përballen me kufizimet e energjisë në frontin e ofertës dhe kërkesës, së bashku me politikat më të shtrënguara monetare dhe fiskale.

Për vitin 2023, Citi parashikon që Mbretëria e Bashkuar dhe eurozona të tkurren përkatësisht 1.5% dhe 0.4%. Në Kinë, pritet që qeveria të zbusë politikën e saj zero-COVID, e cila parashikohet të sjellë një rritje prej 5.6% të produktit të brendshëm bruto vitin e ardhshëm.

Tregjet në zhvillim, ndërkohë, shihen duke u rritur me 3.7%, me rritjen e Indisë prej 5.7% - më e ngadaltë se parashikimi i këtij viti prej 6.7% - që shihet në krye të ekonomive të mëdha.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat