Scan Life Postuar më 13 Qershor 2023, 16:28

37.7% e bizneseve bëjnë mbledhje online/ Më pak se mesatarja e BE-së, jemi ndër vendet me normën më të ulët në Europë

Nga SCAN TV
37.7% e bizneseve bëjnë mbledhje online/ Më pak se mesatarja e

Vetëm 37.7% e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar kanë zhvilluar takime online me punonjësit e tyre, përgjatë vitit 2022, tregojnë të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave”. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila regjistrohet në 50%.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën, e cila e ka këtë tregues në 34.2%. Serbia kryeson rajonin me normë të ndërmarrjeve të cilat kanë kryer takime online për vitin 2022 në 41%. Ndjek në renditje Mali i Zi me 40.7%, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 37.9%.

Mes vendeve të BE-së, shihen diferneca në përqindjen e ndërmarrjeve që e kanë përdorur internetin për takime online. Normat më të larta u regjistruan në Suedi me 79.4% dhe Finlandë me 78.5%, e ndjekur nga Danimarka me 78.0%, Malta me 68.3% dhe Irlanda me 63.6%.

Në anën e kundërt të tabelës, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Bullgari me 28.2%, Hungaria me 29.4%, Turqia me 30.4% Rumania me 31.2% dhe Greqia me 32.9%.

Nga analiza e “Scan Intel” vihet re përqindja e ndërmarrjeve, me mbi 250 punonjës, që kanë zhvilluar takime online është më e lartë në të gjitha vendet e Europës, se ndërmarrjet me më pak të punësuar. Kjo pasi për ndërmarrjet e mëdha takimet ose mbledhjet online janë më efikase. Rreth 82.5% e këtyre ndërmarrjeve në Shqipëri kanë zhvilluar takime online përgjatë vitit 2022. Për këtë tregues të dhënat thonë se në rajon Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë normën më të lartë. Pason në renditje Serbia me 82.4%, Mali i Zi me 81.1% dhe Bosnje Hercegovina me 73.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian vlerësohet në 93%, ndërkohë renditjen e kryeson Danimarka me 99.7%.

Sipas raportit të publikuar nga EUROSTAT pandemia e COVID-19 ndryshoi modelet e punës dhe bëri që shumë ndërmarrje t'u drejtohen takimeve virtuale për të kapërcyer distancën fizike dhe për të ruajtur bizneset e tyre.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat