Euro prek një tjetër “fund”/ Pranë 110.3 lekëve. Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik

Monedha e përbashkët europiane ka prekur këtë të hënë një rekord tjetër historic kundrejt monedhës vendase, duke u këmbyer me 110 lekë në blerje. Gjatë ditëve të fundit euro ka regjistruar rekorde të reja minimale një pas një. Këtë të hënë, sipas Bankës së Shqipërisë, kursi mestar i kembimit të euros fiksohet pran 110.36 lekëve, ndërsa në blerje pranë 110.09 lekëve. Një rënie tjetër ëshët regjistriar në mesditë, duke prekur pragun e 110 lekëve.
Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se më datë 25, 26 dhe 29 Maj euro ka regjistruar tre rekordet më të ulta historike kundrejt lekut, që prej vitit 2003. Në fund të vitit të kaluar, në ditën e fundit të vitit, euro këmbehej me 114.23 lekë, ndërkohë që me hyrjen e vitit 2023 u ngjit ndjeshëm, deri në 117.46 lekë, në datën 6 janar. Që prej asokohe, euro është zhvlerësuar me 6% kundrejt monedhës vendase.
Ekonomia shqiptare është mjaft e varur nga monedha europiane, dhe euroizimi vijon të jetë në nivele të larta, me depozitat dhe kreditë në euro që zënë thuajse gjysmën e portofolit dhe me transaksionet me vlerë nominale të lartë, si blerje apartamentesh, tokash apo makinash që kryhen në euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, shkaktarët kryesorë të rënies së euros janë remitancat e larta, Investimet e Huaja Direkte dhe turizmi. Faktikisht të tre këta tregues kanë prekur nivele rekord të larta gjatë vitit të kaluar, por edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Shifrat e turizmit flasin për nivele historike, bindshëm përtej atyre të para-pandemisë. Por, në një kohë që këta tre faktorë ndikojnë negativisht në pozitat e euros kundrejt lekut, faktorë të tjerë pritej të jepnin efektin e kundërt, si psh mbyllja e bilanceve të vitit 2022 dhe tremujorit të parë të këtij viti për kompanitë e huaja që operojnë në vendin tonë, të cilat rrjedhimisht transferojnë euro jashtë, apo edhe kompanitë shqiptare që investojnë jashtë. Por, as këta faktorë nuk po e ndalin rënien e euros në vendin tonë.
Nga ana tjetër, me hyrjen e sezonit turistik në kapacitet të plotë, flukset e larta të turistëve dhe të euros vënë edhe më tej në pikepyetje pozitat e monedhës europiane në vendin tonë.
Eksportuesit, familjet e emigrantëve dhe ata që kanë kursimet në euro pritet të pësojnë dëmin më të madh financiar nga ky “kolaps” i kursit të këmbimit për monedhën e përbashkët, ndërkohë që përfitojnë importuesit, huamarrësit në valutë dhe sidomos financat publike me borxhin e jashtëm.
Sondazh

Shqipëria “humbet” mbi 10 mijë nxënës në vit/ Në 3 dekada janë përgjysmuar nxënësit e arsimit 9-vjeçar, në rënie konstante që prej 1997-ës
Arsimi 9-vjeçar gjatë vitit të fundit akademik ka `humbur` mbi 10 mijë nxënës, tregojnë shifrat më të fundit zyrtare, që flasin për rreth 267 mijë nxënës të......

Të rinjtë po i “largohen” ekonomikut dhe juridikut/ Bien me 14% diplomimet në këto degë, rriten në `Inxhinieri`, `IT` dhe `Shkenca natyrore`
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar......

Tregtia e jashtme "thellon" rënien në prill/ Importet dhe eksportet u ulën me 19.2% dhe 3.9%, ndikuan negativisht lëndët djegëse dhe materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Prill të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet vijojnë edhe për këtë......

Tirana rrit epërsinë në ekonomi/ Me rritje edhe Durrësi e Vlora, 9 qarqe "tkurrin" peshën në strukturën e PBB-së për vitin 2021
Gjatë vitit 2021 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,85 trilionë lekë duke shënuar rritje në terma realë me 8.91%,......

Sa “pushtet” fituan gratë dhe vajzat më 14 Maj? 13% të “tortës” së të ardhurave të bashkive, dy herë më shumë se e gjithë opozita së bashku
Në garën për Kryetar Bashkie ishin pjesëmarrëse 15 gra dhe vajza në total, mes 144 kandidatëve, dhe 8 prej tyre i`a kanë dalë të shpallen fituese. Të 8-ta......

Mosha e fituesve të 14 Majit, 46.9 vjeç/ PS, forca me kryetarët më të rinj, "Bashkë Fitojmë", mbi mesataren, 47 vjeç
“Scan Intel” i është rikthyer listës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë herë për kandidatët fitues në zgjedhjet vendore të zhvilluara më 14 Maj......

Si u nda harta ekonomike elektorale? Opozita fitoi vetëm 6% të “pushtetit” ekonomik, ose 55 milionë euro, dhe 11% të territorit
Me garën për kryetarët e 61 bashkive të vendit të përfunduar thuajse tërësisht, panorama dhe kuadri i përgjithshëm është tashmë i plotë. Opozita ka fituar......

KE për ekonominë shqiptare/ Ekonomia do rritet me 2.9% këtë vit, do ngadalësohet tregtia e jashtme, do ulet inflacioni
Komisioni Europian ka publikuar projeksionet e pranverës sa i përket perspektivës ekonomike për vendet e unionit dhe ato kandidate, mes të cilave edhe......