Të rinjtë po i “largohen” ekonomikut dhe juridikut/ Bien me 14% diplomimet në këto degë, rriten në `Inxhinieri`, `IT` dhe `Shkenca natyrore`

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar akademik, me plot 5.4%. Në total, bëhet fjalë për 30,910 të diplomuar, nga 32,690 që ishin gjatë vitit pararendës akademik. Pra, në vetëm një vit janë diplomuar 1780 studentë më pak. Kjo rënie e ndjeshme e numrit të të diplomuarve padiskutim që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndryshimin e struktrës demografike të vendit tonë, dhe veçanërisht me plakjen dhe me emigrimin, fenomen që prek më së shumti moshat e reja. Shifrat e diplomimit ndjekin në proporcion të drejtë ato të të regjistruarve në ciklin e arsimit të lartë, dhe nuk lidhen thuajse fare me mbarimin ose jo të shkollimit.
Por, ndërkohë që shifrat në nivel makro nxjerrin në pah tendencat dhe problemet e mëdha demografike të Shqipërisë sot, në nivel mikro na japin një panoramë të qartë të tendencave të të rinjve sa i përket degës së studimeve. Edhe gjatë vitit akademik 2021-2022 janë konfirmuar tendencat e viteve të fundit, madje me nuanca edhe më të theksuara, sa i përket zhvendosjes drejt shkencave ekzakte dhe “braktisjes” së shkencave shoqërore, juridikut, ekonomikut dhe arteve. Rënien më të madhe vjetore të të diplomuarve e regjistrojnë pikërisht degët “Biznes, administrim dhe ligj”, me plot 14.2%, ose rreth 1400 të diplomuar më pak. Pavarësisht kësaj rënie drastike, këto degë vijojnë të jenë më të preferuarat, duke përfaqësuar plot 27% të totalit. Rënie të theksuar regjistrojnë edhe “Arte dhe shkenca humane” me 13.7%, ose rreth 400 diplomime më pak në një vit. Janë 2724 të diplomuar në këto degë gjatë vitit të kaluar akademik. Me rënie të konsiderueshme të numrit të të diplomuarve regjistrohen edhe degët e “Bujqësisë, pyjeve, peshkimit dhe veterinarisë”, me plot 10.7% më pak në harkun e një viti. Këto janë degët e vetme ku rënia e të diplomuarve është mbi mesataren e arsimit të lartë, çka do të thotë se kjo rënie nuk është rrjedhojë vetëm e tendencave demografike, por sidomos e tendencave të degëve që parapëlqejnë të rinjtë për të studiuar.
Nga krahu i kundërt ndërkohë ka edhe degë që regjistrohen me rritje të numri të të diplomuarve. Në vend të parë, me rritjen më të madhe është “Inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi” me plot 7.9% më shumë të diplomuar gjatë vitit akademik 2021-2022 krahasuar me vitin pararendës. Po me 7.9% rritje regjistrohen edhe “Shërbimet”, ndërkohë që “Shkencat natyrore, matematikë dhe statistikë” janë rritur me 6.7% dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” me 2.6%.
Po sa i përket degëve që mbajnë peshën më të madhe në “tortën” e të diplomuarve gjatë vitit të kaluar? Shifrat tregojnë se pas “Biznesit, administrimit dhe ligjit”, që kryesojnë me 27% ndjek “Shëndeti dhe mirëqenia” me 16% të totalit. Më pas vijon “inxhinieria” me 11% si dhe “Shkenca arsimi” dhe “Shkenca sociale, gazetari, informacion” me nga 10% secila. “Bujqësi, pyje, peshkim, veterinari” dhe “Shërbime” me nga 4% secila, si dhe “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” me 3% janë degët më pak të preferuara të të rinjve sot.
Sondazh

Tregtia e jashtme "thellon" rënien në prill/ Importet dhe eksportet u ulën me 19.2% dhe 3.9%, ndikuan negativisht lëndët djegëse dhe materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Prill të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet vijojnë edhe për këtë......

Tirana rrit epërsinë në ekonomi/ Me rritje edhe Durrësi e Vlora, 9 qarqe "tkurrin" peshën në strukturën e PBB-së për vitin 2021
Gjatë vitit 2021 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,85 trilionë lekë duke shënuar rritje në terma realë me 8.91%,......

Sa “pushtet” fituan gratë dhe vajzat më 14 Maj? 13% të “tortës” së të ardhurave të bashkive, dy herë më shumë se e gjithë opozita së bashku
Në garën për Kryetar Bashkie ishin pjesëmarrëse 15 gra dhe vajza në total, mes 144 kandidatëve, dhe 8 prej tyre i`a kanë dalë të shpallen fituese. Të 8-ta......

Mosha e fituesve të 14 Majit, 46.9 vjeç/ PS, forca me kryetarët më të rinj, "Bashkë Fitojmë", mbi mesataren, 47 vjeç
“Scan Intel” i është rikthyer listës zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë herë për kandidatët fitues në zgjedhjet vendore të zhvilluara më 14 Maj......

Si u nda harta ekonomike elektorale? Opozita fitoi vetëm 6% të “pushtetit” ekonomik, ose 55 milionë euro, dhe 11% të territorit
Me garën për kryetarët e 61 bashkive të vendit të përfunduar thuajse tërësisht, panorama dhe kuadri i përgjithshëm është tashmë i plotë. Opozita ka fituar......

KE për ekonominë shqiptare/ Ekonomia do rritet me 2.9% këtë vit, do ngadalësohet tregtia e jashtme, do ulet inflacioni
Komisioni Europian ka publikuar projeksionet e pranverës sa i përket perspektivës ekonomike për vendet e unionit dhe ato kandidate, mes të cilave edhe......

A ndikon viti zgjedhor në ekonomi? Shifrat/ Kur ka zgjedhje rriten pagat, emigrantët dhe martesat, por më pak turistë
“Scan Intel” ka analizuar disa prej indikatorëve kyç makroekonomik, por edhe indikatorë më social, për të kuptuar impaktin që ka një vit zgjedhor në ekonomi......

Pa remitancat do duhej të punonim 11 orë në ditë/ Dërgesat e emigrantëve vlejnë 3.2 orë punë shtesë në ditë për një shqiptar të punësuar
Sipas të dhënave të “KNOMAD” niveli i remitancave në Shqipëri për vitin 2022 vlerësohej pranë 1.8 miliardë dollarëve, ose sa 10% e Prodhimit të Brendshëm......