Ndërtimi vijon nën presion inflacioni/ Kostot u rritën me 5.3% në Janar-Mars, nga energjia dhe materialet

Inflacioni duket se vijon të jetë i pranishëm në ndërtim. Indeksi i Kushtimit në ndërtim, që mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e parë të këtij viti fiksohet pranë 5.3%. Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, rritja e çmimeve në ndërtim fiksohej në 7%, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2022 pranë 7.2%. Norma prej 5.3% e rritjes së çmimeve në ndërtim është më e ulta që prej tre muajve të parë të vitit 2022, kur nisi edhe kriza e çmimeve në rang global, dhe prej të cilës u prek ndjeshëm edhe ky sektor.
Krahasuar me periudhën para krizës, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të analizuara nga “Scan Intel” rezulton se, çmimet në ndërtim janë rritur me 8.2% në tërësi, dhe me 9.3% sa i përket materialeve të ndërtimit.
Sa i përket rritjes së çmimeve në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga shifrat rezulton se, rritjen më të lartë e regjistron zëri “Kosto të tjera”, me 7.5%, ndjekur nga “Shpenzimet për energji”, me 6.3%, si dhe materialet hidro-saniatre dhe të ndërtimit, me 6.2% dhe 6% respektivisht. Nga krahu i kundërt, si zërat me rritjen më të ulët të çmimeve rezultojnë të jenë “shpenzimet për makineri” me 3.2% dhe “shpenzimet për transport” me 3.5%.
Në terma tremujorë ndërkohë, ndryshon pak situata, pasi shifrat tregojnë se çmimet në ndërtim u rritën me 1.2% në tre muajt e parë të vitit, nga 0.8% që ishte rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Por ndryshe nga inflacioni i çmimeve të konsumit, në rastin e ndërtimit, kostot janë shumë pak ose aspak të lidhura me faktorë sezonalë. Kështu, në terma tremujorë rezulton se çmimet në ndërtim më së shumti janë rritur sa i përket “shpenzimeve për energji”, me 2.5%, “kosto të tjera” me 2.3% si dhe “materiale hidro-sanitare”, me 1.5%.
Si në terma tremujorë, ashtu edhe në terma vjetorë, shifrat sinjalizojnë se asnjë prej zërave të shpenzimeve në sektor nuk ka pësuar rënie gjatë periudhës janar-mars të këtij viti,
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim është një tregues me peshë jo vetëm në llogaritjet kombëtare, por shërben edhe si një sinjalizim për ecurinë e çmimeve në tregun imobiliar në vend. Fakti që presionet inflacioniste po vijojnë të jenë të pranishme në këtë treg, tregon se edhe çmimet e apartamenteve dhe ndërtimeve do të vijojnë të jenë nën të njëjtin presion.
Sondazh

Fëmijët, krahasimi me botën, sipas Unicef/ 1 në 4 fëmijë shqiptarë nuk hanë rregullisht fruta-perime
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka publikuar së fundmi raportin mbi gjendjen e fëmijëve nëpër botë duke u ndalur në idikatorë të ndryshëm.......

Më shumë leje, por më pak sipërfaqe ndërtimi/ Durrësi regjistron numrin më të lartë, vetëm katër qarqe kontribuan në rritjen e përgjithshme
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e parë të vitit 2023, tregojnë se, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rritje......

Euro prek një tjetër “fund”/ Pranë 110.3 lekëve. Nën kërcënim të mëtejshëm nga sezoni turistik
Monedha e përbashkët europiane ka prekur këtë të hënë një rekord tjetër historic kundrejt monedhës vendase, duke u këmbyer me 110 lekë në blerje. Gjatë ditëve......

Shqipëria “humbet” mbi 10 mijë nxënës në vit/ Në 3 dekada janë përgjysmuar nxënësit e arsimit 9-vjeçar, në rënie konstante që prej 1997-ës
Arsimi 9-vjeçar gjatë vitit të fundit akademik ka `humbur` mbi 10 mijë nxënës, tregojnë shifrat më të fundit zyrtare, që flasin për rreth 267 mijë nxënës të......

Të rinjtë po i “largohen” ekonomikut dhe juridikut/ Bien me 14% diplomimet në këto degë, rriten në `Inxhinieri`, `IT` dhe `Shkenca natyrore`
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vendin tonë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar......

Tregtia e jashtme "thellon" rënien në prill/ Importet dhe eksportet u ulën me 19.2% dhe 3.9%, ndikuan negativisht lëndët djegëse dhe materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Prill të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet vijojnë edhe për këtë......

Tirana rrit epërsinë në ekonomi/ Me rritje edhe Durrësi e Vlora, 9 qarqe "tkurrin" peshën në strukturën e PBB-së për vitin 2021
Gjatë vitit 2021 Produkti i Brendshëm Bruto me çmime korrente, në Shqipëri, është vlerësuar në 1,85 trilionë lekë duke shënuar rritje në terma realë me 8.91%,......

Sa “pushtet” fituan gratë dhe vajzat më 14 Maj? 13% të “tortës” së të ardhurave të bashkive, dy herë më shumë se e gjithë opozita së bashku
Në garën për Kryetar Bashkie ishin pjesëmarrëse 15 gra dhe vajza në total, mes 144 kandidatëve, dhe 8 prej tyre i`a kanë dalë të shpallen fituese. Të 8-ta......