Shqipëria Postuar më 22 Maj 2024, 14:28

30% paga më të larta për 16 mijë punonjës - Fishta e Macaj: Përfitues punonjësit e policisë së Shtetit dhe të Burgjeve

Nga SCAN TV
30% paga më të larta për 16 mijë punonjës - Fishta e

Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta prej datës 1 Korrik. Kjo rritje do të jetë në masën 30%  dhe do të realizohen në dy etapa. Për SCAN TV, kryetari i Sindikatës së Policisë Sadetin Fishta si dhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve Valentin Macaj, kanë folur mbi numrin e përfituesve ku sipas tyre janë mbi 12 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe 3560 punonjës të sistemit të policisë së Burgjeve.

“Qeveria ka në vëmendje dhe pagat e punonjësve të policisë, është një ndër objektivat politikë të saj. Projekti është bërë gati për të përfituar këtë shtesë më 1 Korrik, ku do rritet 25% paga bazë e punonjësve të policisë, si dhe do të ketë një rritje shtesë prej 5% me natyrë të veçantë pune. Kështu që kjo është një rritje e konsiderueshme me 30%, të mbledhura bashkë. Pothuajse të gjithë punonjësit e policisë janë përfitues pra mbi 12 mijë persona”- ka thënë Fishta.

“Rritja do të jetë tek 30%-shi. Nga shtesat që priten, janë përfitues 3660 punojës të burgjeve nga grada më e ulët deri në gradën më madhore. Janë 2 projekte për rritjen e pagës”- shton Macaj, kryetari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve.

Ndërkohë zgjidhje i është dhënë dhe përfitimit të pagesave të orëve shtesë të mbartuara, si dhe disa problematikave të tjera.

“Kemi kërkuar heqjen e fashës për mbi 16 orë punë, e cila është bërë pengesë edhe pse ligji për këtë nuk e pengon institucionin e policisë t’jua paguajë mbi 16 orë pune. Ligji shprehet në mënyrë taksative që nuk duhet që punonjësit e policisë të punojnë mbi 16 orë, sigurisht që duhet të ketë dhe marrjen  e diferncës financiare” – ka thënë Sadetin Fishta, kryetari i Sindikatës së Policisë.

“Ligji 39 i 2023 riktheu ato të drejta të mohuara dhe shtoi dhe disa të tjera, si çështjen e strehimit, e ushqimit që në projektvendim, është sanksionuar dhe vakti ushqimor’’- ka thënë Macaj.

Në buxhetin e shtetit të vitit 2024 është parashikuar një fond prej 400 milionë dollarësh për punonjësit e Policisë, por edhe të sektorëve të tjerë jetikë.

Alida Lula /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Maj

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 100 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat