Biznesit i duhen 3.3 vite për të marrë zgjidhje nga gjykata - Çdo vit janë 3500 dosje të reja, por stoku ka shkuar në rreth 23 mijë

Në vitin 2013 në Shqipëri u krijuar për herë të parë Gjykata Administrative.
Synimi i kësaj gjykate ishte ndarja e çështjeve administrative, kryesisht të biznesit nga çështjet penale dhe civile me qëllim shpejtimin e trajtimit të çështjeve por edhe uljes së barrës në gjykata.
Por kur kanë kaluar 10 vite, problemi vijon të mbetet i njëjtë.
Janë Gjykatat Administrative ato që po përballen tashmë me një mal dosjesh të cilat presin të shqyrtohen,duke krijuar jo vetëm mbingarkesë për gjykatat dhe gjykatësit por edhe duke u kthyer në një barrë për biznesin.
Mesatarisht çdo vit në Shqipëri regjistrohen 3000 deri në 3500 çështje të reja, çka ka bërë që tashmë në gjykatën administrative të krijohet një numër i madh çështjesh të prapambetura.
Të dhënat zyrtare dëshmojnë se janë 10 mijë dosje të patrajtuara që prej viti 2015. Në total, në Gjykatën Administrative të Apelit ndodhen rreth 23 mijë dosje të prapambetura. Për të mbyllur një çështje, gjykatës i duhet së paku 3.3 vite.
Por çfarë çështjesh kanë ngecur në Gjykatë?
Në vend të parë janë çështjet e lidhura me pronësinë, të ndjekura nga ankimime gjobash, çështje të marrdhënieve të punës, çështje të lidhura me pensionet etj.
Aktualisht në mbarë vendin janë 408 gjyqtarë të shpërndarë në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit, gjykatën administratiove të apelit, gjykatën e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar etj.
Rreth 60 % gjyqtarëve janë në Gjyktrata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm.
Ndërkohë, në Gjykatën Administrative të Apelit janë vetëm 13 gjyqtarë.
Për të ulur numrin e dosjeve, Ministria e Drejtësisë ka propozuar një shtim të numrit të gjyqtarëve, kërkesë e cila ndodhet për konsultim publik.
Në përfundim, analiza tregon se numri i përgjithshëm i gjyqtarëve për shkak të rritjes së numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Apelit me 6 gjyqtarëve ( pra nga 13 në 19) do të duhej të rritej nga 408 pozicione në 414 pozicione.
SCAN
Sondazh

Detajet e projektit që do të mbështetet nga Britania: Durrës-Prishtinë, nga fizibiliteti, te gjurma e pëlqyeshme nga Shqipëria e Kosova
Teksa Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje për projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë, Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar kjo linjë përfaqëson një......

Rritja e pagave dhe dypunësimi, si kanë ndikuar në buxhet? - Analiza në 5 vite, viti 2024 shënon rekord arkëtimesh
Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga tatimi i aplikuar mbi pagat e qytetarëve shqiptarë po rriten në mënyrë progresive nga viti në vit. Të dhënat......

Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 79.85 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 3-mujorit të parë këtij viti, në raport me dhjetorin e......

“Tarifë 25% për makinat e importuara nga SHBA, BE” - Kina shton kërcënimet, teksa afati i hetimit të KE afrohet
Kina mund të vendosë tarifa deri në 25% për makinat e importuara me motorë të mëdhenj, sipas një grupi lobimi, pasi tensionet tregtare janë rritur midis......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 100 lekë dhe është......

Macron njofton investime të reja në teknologji: Parisi do të jetë 'qyteti i inteligjencës artificiale’!
Presidenti francez foli në Pallatin Elysee me drejtues të teknologjisë dhe politikanë, duke thënë se ky ishte një moment "zgjimi strategjik". “Qyteti i dritave......

Më shumë turistë në strukturat akomoduese - Përgjatë tre muajve të huajt qëndruan rreth 348 mijë netë në Shqipëri
Edhe në muajin mars të këtij viti Shqipëria ka pritur një numër të lartë turistësh, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj në strukturat......

Shitjet e makinave të reja në BE u rritën me 13.7% - Volkswagen, Stellantis dhe Renault regjistruan rezultatin më të mirë
Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian u rritën me 13.7% në prill në krahasim me një vit më parë. Sipas organit evropian të industrisë së......