Shqipëria Postuar më 22 Maj 2024, 13:57

Detajet e projektit që do të mbështetet nga Britania: Durrës-Prishtinë, nga fizibiliteti, te gjurma e pëlqyeshme nga Shqipëria e Kosova  

Nga SCAN TV
Detajet e projektit që do të mbështetet nga Britania:

Teksa Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje për projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë, Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar kjo linjë përfaqëson një projekt strategjik shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projekti nis me portin e ri të Durrësit, që do të ndërtohet në Porto Romano dhe do të ketë si pikë fundore portin e thatë në Prishtinë.

Ideja për ndërtimin e një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën ka nisur shumë vite më parë, por gjatë vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor, i cili u finalizua në mbledhjen e të dy qeverive në Prishtinë, në 20 Qershor 2022, që i hapi rrugë zbatimit të projektit.

Në nëntor të vitit që shkoi Hekurudha Shqiptare shpalli konsorciumin fitues, që do të hartojë studimin e fizibilitetit, që do të shërbejë më pas për tenderimin dhe zbatimin e projektit. Afati për përfundimin e dokumentit është 14 muaj nga nënshkrimi i kontratës, çka do të thotë se ai do të mund të dorëzohet gjatë vitit 2025.

Ndërkaq, ndonëse studimi i fizibilitetit nuk ka përfunduar, qeveria shqiptare dhe ajo kosovare kanë deklaruar se e pëlqyeshme është  gjurma që nis në Portin e ri të Durrsit në Porto Romano, vazhdon drejt Shkodrës, Gjakovës e përfundon në Prishtinë. Paralelisht, në mars të këtij viti u bënë edhe ndryshimet buxhetore, me qëllim financimin e portit tregtar në Porto Romano.

Fillimisht, u deklarua se porti do të ndërothej përmes partneriteti public – privat, por më pas u vendos ndërtimi me fonde buxhetore. Shkak për këto ndryshime sipas qeverisë është fakti se zona do të jetë jo vetëm tregtare, por edhe militare dhe se ky investim është pjesë e angazhimit të Shqipërisë si anëtare e NATO-S. Për këtë vepër portuale janë akorduar 9.88 mld lekë, ndërsa parashikohet mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për vitet buxhetore 2025 dhe 2026.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Maj

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 100 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat