Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 79.85 mld lekë

Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 3-mujorit të parë këtij viti, në raport me dhjetorin e vitit 2023, duke shënuar përmirësim të gjendjes debitore.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit mars arriti në 79.85 mld lekë, nga 80.89 mld lekë që ishte në fund të vitit 2023.
Kjo ulje e borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, kryesisht nga klientët familjarë, biznese dhe lehtësisht nga institucionet shtetërore. Ndërkohë që stoku i borxhit të klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.
Kështu, stoku i detyrimeve të prapambetura për familjarët u ul në 45.34 mld lekë, nga 45.4 mld lekë, ndërkohë që për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 10.36 mld lekë, nga 11.69 mld lekë që ishte në fund të vitit që shkoi.
Për institucionet shtetëroe niveli I faturave të papaguar të energjisë në fund të marsit arriti në 4.82 mld lekë, nga 4.83 mld lekë që ishte 3 muaj më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 19.32 mld lekë në fund të marsit, nga 18.96 mld lekë që ishin ne fund të vitit 2023.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

“Tarifë 25% për makinat e importuara nga SHBA, BE” - Kina shton kërcënimet, teksa afati i hetimit të KE afrohet
Kina mund të vendosë tarifa deri në 25% për makinat e importuara me motorë të mëdhenj, sipas një grupi lobimi, pasi tensionet tregtare janë rritur midis......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 100 lekë dhe është......

Macron njofton investime të reja në teknologji: Parisi do të jetë 'qyteti i inteligjencës artificiale’!
Presidenti francez foli në Pallatin Elysee me drejtues të teknologjisë dhe politikanë, duke thënë se ky ishte një moment "zgjimi strategjik". “Qyteti i dritave......

Më shumë turistë në strukturat akomoduese - Përgjatë tre muajve të huajt qëndruan rreth 348 mijë netë në Shqipëri
Edhe në muajin mars të këtij viti Shqipëria ka pritur një numër të lartë turistësh, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj në strukturat......

Shitjet e makinave të reja në BE u rritën me 13.7% - Volkswagen, Stellantis dhe Renault regjistruan rezultatin më të mirë
Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian u rritën me 13.7% në prill në krahasim me një vit më parë. Sipas organit evropian të industrisë së......

Jepet autorizimi final i garancisë bankare për manifakturën - Detajet, si do të funksionojë ndihma shtetërore dhe cilat janë kriteret e përfitimit
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka marrë në shqyrtim garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh që do ti jepet sektorit të manifakturës në mënyrë që ti nxisë të......

“Britania nuk duhet të ulë taksat para zgjedhjeve” - FMN udhëzon Bankën e Anglisë të ndryshojë normat e interesit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi qeverinë britanike se mund të humbë objektivin e saj të borxhit dhe nuk duhet të ulë taksat përpara zgjedhjeve të......

Boeing investon 70 mln dollarë për taksi fluturuese - Wisk Aero sjell inovacionin “vetë-fluturues” në Kanada
Boeing po investon 70 milionë dollarë në filialin e tij të taksive fluturuese Wisk Aero si pjesë e një investimi më të madh për të çuar më tej përpjekjet për......