Cameron në Tiranë: Mbështesim ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë - “Kur Ballkani Perëndimor ja del mbanë, edhe Evropa ja del mbanë”

Bashkëpunimi më i fundit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, solli rënien me 90% të numrit të anijeve me emigrantë shqiptarë që tentojnë të kalojnë në Britaninë e Madhe.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, është sot në Tiranë për të diskutuar pikërisht mbi vijimin e këtyre politikave për trajtimin e emigracionit të paligjshëm dhe një program të përbashkët për luftimin e pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në deklaratën për mediat, kryeministri Edi Rama theksoi se në qendër të diskutimit me Cameron ishte mbështetja financiare e Britanisë së Madhe për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Prishtinë dhe hapjen e garës ndërkombëtare për portin tregtar të Durrësit.
Sekretari i Jashtëm vlerësoi sukseset e Shqipërisë sa i takon zhvillimit ekonomik dhe angazhimit në organizatat ndërkombëtare, si dhe deklaroi që Britania e Madhe do të vijojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, gjyqësorit dhe emigracionit të parregullt.
Ndër të tjera, kryeministri Rama njoftoi që në 18 korrik të vitit të ardhshëm, Shqipëria do të jetë vend pritës i samitit të Komunitetit Politik Europian. Programi i përbashkët midis dy vendeve për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore do të vijojë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve priten të thellohen.
Britania e madhe kërkon të jetë më shumë e pranishme në rajon dhe gjithashtu të përfshihet në proceset e paqtimit përmes normalizimit të marrëdhënieve midis shteteve fqinje.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Biznesit i duhen 3.3 vite për të marrë zgjidhje nga gjykata - Çdo vit janë 3500 dosje të reja, por stoku ka shkuar në rreth 23 mijë
Në vitin 2013 në Shqipëri u krijuar për herë të parë Gjykata Administrative. Synimi i kësaj gjykate ishte ndarja e çështjeve administrative, kryesisht të......

Detajet e projektit që do të mbështetet nga Britania: Durrës-Prishtinë, nga fizibiliteti, te gjurma e pëlqyeshme nga Shqipëria e Kosova
Teksa Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje për projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë, Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar kjo linjë përfaqëson një......

Rritja e pagave dhe dypunësimi, si kanë ndikuar në buxhet? - Analiza në 5 vite, viti 2024 shënon rekord arkëtimesh
Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga tatimi i aplikuar mbi pagat e qytetarëve shqiptarë po rriten në mënyrë progresive nga viti në vit. Të dhënat......

Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 79.85 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 3-mujorit të parë këtij viti, në raport me dhjetorin e......

“Tarifë 25% për makinat e importuara nga SHBA, BE” - Kina shton kërcënimet, teksa afati i hetimit të KE afrohet
Kina mund të vendosë tarifa deri në 25% për makinat e importuara me motorë të mëdhenj, sipas një grupi lobimi, pasi tensionet tregtare janë rritur midis......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 92.1 lekë dhe shitet me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 100 lekë dhe është......

Macron njofton investime të reja në teknologji: Parisi do të jetë 'qyteti i inteligjencës artificiale’!
Presidenti francez foli në Pallatin Elysee me drejtues të teknologjisë dhe politikanë, duke thënë se ky ishte një moment "zgjimi strategjik". “Qyteti i dritave......

Më shumë turistë në strukturat akomoduese - Përgjatë tre muajve të huajt qëndruan rreth 348 mijë netë në Shqipëri
Edhe në muajin mars të këtij viti Shqipëria ka pritur një numër të lartë turistësh, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj në strukturat......