24 mijë aplikime në QKB nga pronarët përfitues - Ligji detyron zbardhjen e kompanive, gjobat në rast shkelje

Afro 24.600 aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit të kaluar në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor.
Ligji për pronarët përfitues është miratuar që në vitin 2020, dhe afati për depozitimin e të dhënave ishte pikërisht vera e atij viti. Vlerësohet se janë në total rreth 60 mijë kompani të cilat kanë detyrimin për zbardhjen e pronarëve përfitues apo zotëruesve fundorë të aksioneve.
Por fillimisht me kërkesë të disa shoqatash biznesi, Qeveria vendosi të shtyjë disa herë këtë afat, për të shkuar te shtyrja e fundit që i përket qershorit 2022, edhe pse shumë kompani kanë vijuar ta neglizhojnë këtë detyrim ligjor.
Për këtë arsye QKB njoftoi marrjen e masave penalizuese kundrejt subjekteve duke mos ofruar shërbim ndaj kësaj kategori, përveç regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të përfaqësuesit ligjor, si dhe ka bërë ndryshime në statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues.
Penalitetet financiare ndaj bizneseve që nuk respektojnë detyrimin ligjor për depozitimin e të dhënave, nisin nga 500 dollarë për rastet e mosrespektimit të afateve, për të shkuar deri në 6 mijë dollarë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre.
Ligji për pronarët përfitues ka ardhur si një rekomandim i Moneyval, strukturës europiane kundër pastrimit të parave, dhe ka qëllim zbardhjen e pronarëve të vërtetë, apo aksionerëve që qëndrojnë pas kompanive.
Në nëntor të vitit që lamë pas, qeveria ka vendosur në dispozicion një shumë prej 46 milionë lekësh për rimbursimin e gjobave që u janë vendosur dhe janë paguar nga bizneset që nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për regjistrimin e pronarëve të tyre përfitues sipas afateve të përcaktuara, ndërsa u është vendosur si kusht përfundimi i këtij procesi.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Pamja historike e Trump dhe një përmbledhje e asaj që çoi në arrestimin e tij
Fotografia e parë e një ish-presidenti të SHBA-së është publikuar për publikun dhe është në të gjithë internetin. Trump u dorëzua të enjten mbrëma në......

Falimentimi i bizneseve në BE shënon rekord - Shkon në nivelet më të larta që nga viti 2015
Falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord, tregojnë të dhënat e fundit. Sipas agjencisë zyrtare të statistikave të bllokut, Eurostat, numri i......

Zjarret kthehen edhe këtë vit, por shqiptarët të pasiguruar - I gjithë portofoli i pronës, me rritje modeste. Në total rreth 27 milionë euro
Si çdo vit, vendi po goditet nga zjarret, por fenomeni që përsëritet thuajse çdo verë nuk po i nxit shqiptarët për të siguruar pronat. Autoriteti i Mbikqyrjes......

Ish-kryeministrja gjobitet me 3.9 milionë dollarë - Shkaktoi falimentimin e një firme ndërtimi në Zelandën e Re
Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jenny Shipley, është urdhëruar nga gjykata më e lartë e vendit të paguajë 3.9 milionë dollarë gjobë, plus interesat, si......

Vendi mbushet me turistë, shqiptarët “dynden” jashtë - Rriten 48% kontratat e sigurimit të mjeteve që dalin nga kufiri, në 10 milion euro
Ndërsa këtë verë Shqipëria ka shënuar një rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj, një numër shumë i lartë shqiptarësh kanë preferuar të udhëtojnë......

Pronarët që kompensohen me 20%, Qeveria pret të 10-fishohen - Synohet rritja e numrit të subjekteve që pranojnë të heqin dorë nga 80% e shumës
Qeveria planifikon të rrisë thuajse me 10-fish numrin e pronarëve që pranojnë formën e kompensimit me kusht, e cila parashikon heqjen dorë nga deri 80% e......

Peshkimi del nga “rrjeta”! - Në 7 muaj, të huajt blejnë 4.3 miliardë lekë produkte nga Shqipëria
Peshkimi është një sektor që po njeh rritje graduale në vend sa i takon prodhimit por edhe eksportit të këtyre produkteve. Referuar të dhënave zyrtare të......

1.8 milionë të huaj vetëm në korrik - Turistët u rritën me 26%. Gjysma janë nga Kosova, por habisin malazezët, italianët dhe turqit!
Instat ka publikuar të dhënat e para zyrtare që hedhin dritë nëpërmjet shifrave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, pasi bëhet fjalë për hyrjet e shtetasve të......