130 km linjë hekurudhore Shqipëri-Kosovë - 200 milionë lekë tenderi për shërbimin e konsulencës, mosdakordësi për itinerarin

Është hapur tenderi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë. Projekti I cili paraqet ndërtimin e një linje hekurudhore me gjatësi rreth 130 km. do të jetë I ndarë në disa lote. Kjo fazë e parë do të kushtojë 200 milionë e 224 mijë lekë pa TVSH. Shërbimi i konsulencës për këtë projekt do të shtrihet në dy faza, atë të shprehjes së interest dhe parakualifikimit dhe paraqitjes së propozimeve.
Për shkak se ka pasur disa ide dhe variante për ndërtimin e linjës së re hekurudhore e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovën është vendosur që të shqyrtohen dy opsione:
Opsioni 1 sugjeron kalimin e hekurudhës në pikat “Mjedë-Kufi në Qafë Morinë – Kramovik”. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e lëvizjes parashikohet të jetë 100 km/orë, ndërsa gjatësia totale e itinerarit nga stacioni Kramovik deri në kufirin në Qafë Morinë llogaritet rreth 30 km, pra gjithsej linja hekurudhore në këtë opsion pritet të jetë 137 km.
Ndërkohë, opsioni 2 sugjeron kalimin e hekurudhës në pikat “Milot - Kufiri në Vërmicë – Landovicë”. Pjesa shqiptare së bashku me pjesën Milot - Rrëshen mbulon një gjatësi prej rreth 108 km. Por, kjo rrugë përshkruhet e vështirë në projekt pasi është e bllokuar. Ndërsa pjesa tjetër në Kosovë nga pika e ndarjes së linjës Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km, ose gjithsej 125 km.
Ndërkohë një tjetër opsion propozohet në projekt ku thuhet se konsulenti me anë të studimit të situatës në terren mund të përcaktojë vendkalimin.
Linjat hekurudhore do të furnizohen me energji elektrike. Ngarkesa e trenave në bosht do të jetë 22.5 ton për bosht, ndërsa shpejtësia e tyre 80- 120 km/h.
Objektivi i përgjithshëm i studimit është të kontribuojë në zbatimin e hekurudhës së re ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që do të rezultojë në përmirësimin e lidhjes së transportit, uljen e trafikut rrugor, mbipopullimin, uljen e trafikut tranzit në qytete, reduktimin e atij urban dhe ndotjen për shkak të emetimit të automjeteve. Studimi është i një rëndësie rajonale.
Promovuesit e këtij studimi janë Ministria Shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. Kohëzgjatja e pritshme e studimit është 14 muaj nga të cilat 2 (dy) muaj për fazën fillestare dhe 12 (dymbëdhjetë) muaj për studim.
Ndërkohë për rrjetin hekurudhor shqiptar aktual dhe atë të Kosovës përshkruhen në dokument të gjitha mangësitë dhe kushtet jo të duhura në të cilat ndodhen. Hekurudha shqiptare nuk është tërësisht e elektrifikuar dhe trenat transportohen me lokomotiva me naftë. Për shkak të mungesës së investimeve, infrastruktura hekurudhore është shumë e dobët, me mungesë të terminaleve, binarëve dhe linjave të zhvilluara mirë, me përjashtim të pjesës Durrës-Tiranë. Trenat në vendin tonë lëvizin në një shpejtësi nga 20 km/orë-40 km/orë. Ky rrjet ka vetëm 4 linja kryesore. Hekurudhat e Kosovës shtrihen në të gjatësi prej 333 km. Hekurudhat e Kosovës janë të lidhura me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të ndodhur në të njëjtën situatë si Shqipëria, trenat në Kosovë lëvizin me 20-40 km/orë.
SCAN
Sondazh

20.4% e energjisë humb në rrjet - 8-mujori/ 70% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 30% për shkak të vjedhjeve
Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas......

Auditët zbardhin ku abuzojnë më shumë institucionet publike - 6 milionë dollarë dëm i konstatuar. Peshëm më të madhe tatimet, pronat, tenderat e koncesionet
133 njësitë e auditit në gjithë institucionet a administratës publike kanë zbuluar gjatë vitit të shkuar një vlerë dëmi ekonomik prej afërsisht 6 milionë......

Pagesa pjesore për 93 kontrata të IPARD II - Kushtet kur AZHBR financon përpara finalizimit të projektit
Për t’iu përgjigjur nevojës dhe vështirësive financiare të fermerëve, agropërpunesve dhe turizmit rural për përthithjen dhe zbatimin e Programit IPARD II,......

Pedagogët, bojkot i pjesshëm i mësimit - Goci: Thelbi i protestës, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
Tre ditë përpara nisjes së viti të ri akademik, pedagogët paralajmërojnë bojkot të pjesshëm të mësimit duke nisur nga dita e hënë e 17 tetorit. Pedagogët......

Elon Musk: SpaceX nuk mund të vazhdojë të paguajë për Starlink në Ukrainë - I kërkon Pentagonit të paguajë faturën
SpaceX i Elon Musk i ka kërkuar Pentagonit të financojë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink në Ukrainë, sepse kompania nuk mund ta përballojë atë,......

Presioni i BE: Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për viza!
"Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave", kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të......

Increased supply, demand, and costs for apartments, but prices continue growing - Bank of Albania: For one year, prices in Tirana rose by 39%, the same level of consumption in the future
In its analysis, the Bank of Albania has concluded that the real estate market, has grown three main components for the first half of this year. According to......

Hapet për publikun gradaçela me mbi 80 mijë bimë, 51 kate dhe 90 mijë m2 sipërfaqe! (FOTOT)
Gjetja e hapësirës për zona të gjelbra është një sfidë në çdo qytet, e sidomos në qytetet më të dendura e të populluara në botë. Në qendër të Singaporit,......